Rrëzimi i avionit egjiptian, dëshmi mbi globalizimin e kërcënimeve të ISIS
Pas rrëzimit të avionit rus në Sharm Sheik të Egjiptit, këtë herë avioni i rrëzuar më 19 maj (ë enjten) u gjet në rajonin Kombi pika zero e kufirit grek dhe hapësirës ajrore të Egjiptit, ku edhe njëherë grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për këtë krim.
Pjesë të avionit egjiptian, të zhdukur një ditë më parë me 66 persona në bord, janë gjetur duke pluskuar në Mesdhe. Ishte zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, gjenerali i brigadës Mohammed Samir, ai që e bëri njoftimin duke e shoqëruar me informacionet se, përpos copave të “Airbusit A320” janë diktuar edhe objekte personale. Mbetjet u zbuluan 290 km larg Aleksandrisë. “Mbetjet janë parë orët e para të ditës së sotme”, shkroi Samir në faqen e tij në Facebook. Edhe “Egypt Air” konfirmon përmes “Twitter”-it, por nga autoritetet greke nuk ka ende asnjë koment zyrtar. Kërkimet tani po përqendrohen te gjetja e regjistruesit të zërit dhe atij të të dhënave të fluturimit. Në operacion marrin pjesë njësi ushtarake greke, egjiptiane, franceze dhe britanike. Fluturimi “MS804”, i nisur nga Parisi drejt Kajros, u zhduk nga radarët pak pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore egjiptiane. Sipas zyrtarëve në Athinë, të dhënat e radarëve tregojnë se “Airbusi A320” ka bërë dy kthesa të befta në ajër, duke u rrotulluar një herë 90 gradë në të majtë, pastaj 360 gradë në të djathtë, e në fund ka rënë pikiatë në det nga më shumë se 7.620 metra lartësi. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin egjiptiane dhe francezë. Sipas ministrit egjiptian të Aviacioni Civil, gjasat që ky të ketë qenë një akt terrorist janë më të mëdha se ato të një difekti teknik. Sipas ministrit egjiptian të Aviacioni Civil, gjasat që ky të ketë qenë një akt terrorist janë më të mëdha se ato të një difekti teknik. Më shumë se 24 orë nga ngjarja asnjë grup nuk ka bërë përpara e të marrë përsipër përgjegjësinë, duke treguar kështu se ishte vërtet një sulm ekstremist. Zhdukja e avionit te “EgyptAir” me numër fluturimi MS804 në lindje të Mesdheut ndodh pas një periudhe problematike për kompaninë ajrore dhe më gjerë për turizmin egjiptian. Në vitin 1999, “EgyptAir 990”, një Boeing 767, u rrëzua nga ndihmëspiloti i tij gjatë një fluturimi nga Nju Jorku në Kajro, duke shkaktuar vdekjen e 217 personave në bord, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë në Transport. Autoritet egjiptiane mohuan pretendimet se ndihmëspiloti ishte përgjegjës. Në vitin 2002, një tjetër avion i “EgyptAir” me numër fluturimi 843, një Boeing 737-566 u rrëzua si pasojë e motit të keq pranë Tunizisë, me pasojë vdekjen e 14 prej 62 pasagjerëve. Në vitin 2009, zyrtarët e Bashkimit Europian shprehën shqetësimet lidhur me problemet sistematike të sigurisë mes performancave të fluturimeve të kësaj kompanie dhe thanë se do ta monitoronin e më pas inspektonin atë. Më vonë gjate vitit, inspektorët e BE-së thanë se ishte shënuar progres i rëndësishëm nga “EgyptAir”, por se ekzistonin ende shqetësime lidhur mirëmbajtjen dhe çështjet inxhinierike. Në vitin 2011 një Boeing 777-200 u evakuua në Aeroportin Ndërkombëtar të Kairos pas shpërthimit të një zjarri në kabinë.