Lideri suprem i revolucionit islamik thekson mbi vazhdimin e rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i15070-lideri_suprem_i_revolucionit_islamik_thekson_mbi_vazhdimin_e_rezistencës
Lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei, në përvjetorit e 34-t të çlirimit të qytetit Khorramshahr nga pushtimi i regjimit Bath të Irakut, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj të Akademisë ushtarake të Gardës Revolucionare të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2016 17:17 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i revolucionit islamik thekson mbi vazhdimin e rezistencës

Lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei, në përvjetorit e 34-t të çlirimit të qytetit Khorramshahr nga pushtimi i regjimit Bath të Irakut, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj të Akademisë ushtarake të Gardës Revolucionare të Iranit.

Në këtë ceremoni Ajetollah Khamenei mbajti një fjalim të rëndësishëm duke shtjelluar logjikën Kur’anore dhe islamike të “Xhihadit të madh” që nënkupton qëndresë dhe mosnënshtrim ndaj frontit të arrogancës dhe kjo logjikë vërehet qartë në qëndrimet e sistemit të RII. Nevoja e çdo revolucioni për të pasur vazhdimësi dhe për ruajtjen e vlerave të larta të revolucionit, është krijimi i kuadrove të reja dhe përcjellja e këtyre vlerave tek brezi i ri i shoqërisë dhe nga ky princip nuk përjashtohet as sistemi i RII dhe revolucioni islamik. Një nga arsyet e harrimit të vlerave revolucionare është distancimi i intelektualëve nga vlerat dhe mungesa e krijimit të kuadrove të reja për të ardhmen. Revolucioni islamik duke pasur parasysh vlerat e larta të tij, është njohur si revolucion kulturor dhe për këtë arsye më shumë se çdo revolucion tjetër ka nevojë për të mbajtur të gjalla vlerat revolucionare dhe për krijimin e kuadrove të reja për të ardhmen. Institucionet e ndryshme kulturore në RII janë formuar që në fillim të fitores së revolucionit islamik me qëllim ruajtjen e vlerave revolucionare dhe përcjelljen e tyre tek brezat e ardhshëm. Garda revolucionare e Iranit që është formuar për mbrojtjen e revolucionit islamik në aspekte të ndryshme ushtarake, politike dhe kulturore, ka krijuar qendra të shumta arsimore dhe universitare për edukimin e të rinjve në sfera të ndryshme shkencore dhe ushtarake. Imam Khomeini (ra), themeluesi i RII dhe Ajetollah Khamenei kanë theksuar se në kryerjen e çdo pune duhet mbështetur tek Zoti dhe ky ishte çelësi i suksesit të të rinjve iranianë në 8 vitet e luftës së imponuar e veçanërisht në çlirimin e Khorramshahrit. Pas çlirimit të Khorramshahrit nga pushtimi i regjimit të Sadamit, Imam Khomeini (ra) deklaroi se Zoti e çliroi Khorramshahrin. Edhe Ajetollah Khamenei, lider suprem i revolucionit islamik, duke folur para oficerëve të Akademisë ushtarake të Gardës Revolucionare, theksoi se fuqitë arrogante për 38 vite kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmbysur revolucionin islamik dhe sistemin e RII, por të gjitha komplotet e tyre kanë dështuar për shkak të qëndresës heroike e të paepur të popullit iranian dhe për shkak të mbështetjes së këtij populli te Zoti i Madhërishëm. Ai theksoi se populli iranian vazhdon të jetë aktiv në mbrojtjen e revolucionit dhe shumë të rinj janë të gatshëm të sakrifikohen për mbrojtjen e aspiratave të larta të revolucionit islamik. Ajetollah Khamenei tha se burimi i fuqisë së sistemit të RII është besimi në Zot, besimi në fitore dhe vullneti i njerëzve besimtarë. Luftëtarët e rinj iranianë gjatë 8 viteve të mbrojtjes së lavdishme luftuan ndaj një ushtrie që përkrahej ushtarakisht, financiarisht dhe politikisht nga 58 vende të bllokut perëndimor dhe atij lindor. Vendet arabe të Gjirit Persik i dhanë regjimit të Sadamit 70 miliardë $ si ndihmë financiare. Të rinjtë iranianë në luftën e imponuar demonstruan një shembull të qartë të fitores në një luftë të pabarabartë. Ata duke u mbështetur tek besimi në Zot dhe në premtimin hyjnor të fitores së frontit të së mirës ndaj frontit të së keqes, i dhanë një disfatë të rëndë regjimit agresor të Sadamit dhe pika kulmore e kësaj fitoreje ishte çlirimi i Khorramshahrit. Megjithatë, pas përfundimit të luftës së imponuar, lufta e pabarabartë nuk ka përfunduar. Armiqtë e revolucionit me në krye SHAB përpiqen të godasin revolucionin islamik në fushat ekonomike, politike dhe kulturore. Të rinjtë iranianë në këtë luftë të pabarabartë kanë arritur suksese të mëdha në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Ajetollah Khamenei këtë luftë të pabarabartë me përmasa të ndryshme e quajti “xhihad i madh” dhe shtoi se sot mundësia e një lufte ushtarake tradicionale kundër Iranit është shumë e dobët dhe çështja e Xhihadit të madh vazhdon të mbetet. Ky xhihad që ka logjikë Kur’anore dhe islamike nënkupton vazhdimin e rezistencës dhe mosnënshtrimin përballë fuqive arrogante dhe prepotente. Lideri suprem i revolucionit islamik duke theksuar se Xhihadi i madh përfshinë edhe sferat politike, ekonomike, kulturore dhe artistike, nënvizoi se në të gjitha këto fusha, në vend që të ndjekim frontin e pabesimtarëve dhe idhujtarëve, duhet ti përputhim programet tona me Islamin dhe Kur’anin.