Zhvillimet e fundit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i15493-zhvillimet_e_fundit_në_siri
Koalicioni i forcave ushtarake kurde arabe në Siri i quajtur Forcat demokratike të Sirisë, deklaroi se ka nisur operacioni i këtyre forcave për dëbimin e terroristëve të ISIS nga veriu i qytetit Raka, baza kryesore e ISIS në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2016 18:30 Europe/Tirane
  • Zhvillimet e fundit në Siri

Koalicioni i forcave ushtarake kurde arabe në Siri i quajtur Forcat demokratike të Sirisë, deklaroi se ka nisur operacioni i këtyre forcave për dëbimin e terroristëve të ISIS nga veriu i qytetit Raka, baza kryesore e ISIS në veri të Sirisë.

Ruzhdi Felat, komandant i forcave demokratike të Sirisë, deklaroi se qëllim i këtij operacioni është çlirimi i veriut të qytetit Raka dhe i civilëve që jetojnë nën pushtimin e ISIS në këtë rajon. Ushtria siriane në vazhdën e operacioneve kundër grupeve terroriste, ka vrarë 25 terroristë të Frontit Al Nusra në rrethinat e fshatit Al Zare në veri të Homsit dhe ka shkatërruar tre makina ushtarake të terroristëve. nga ana tjetër, dhjetëra luftëtarë kurdë janë vrarë në një sulm terrorist në qytetin Raka në veri të Sirisë. Kanali televiziv Sky News bëri të ditur se si pasojë e një sulmi terrorist në rajonin Hishe në veri të Rakas, 35 pjesëtarë të forcave demokratike kurde të Sirisë kanë humbur jetën. Që prej së martës, luftëtarët kurdë kanë nisur operacionin për çlirimin e qytetit Raka që është kryeqendër e terroristëve të ISIS në Siri. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur dërgimin nga ajri të ndihmave humanitare për rajonin Dejrul Zur në lindje të Sirisë, që është i rrethuar nga terroristët e ISIS. Funksionarët rusë deklaruan se Moska që nga fillimi i vitit 2016 ka garantuar nevojat për ushqime dhe medikamente për rajonin Dejrul Zur dhe për rajonet e tjera rurale në Siri që ndodhen të rrethuara nga terroristët e ISIS. Në sulmin me mortaja të terroristëve kundër qytezës Al Zahra, në veri të Alepos, një grua është vrarë dhe tre fëmijë janë plagosur. Në një sulm tjetër të terroristëve në dy lagje të Alepos, dy gra dhe një fëmijë janë vrarë dhe tre civilë të tjerë janë plagosur. Vlen të theksohet se grupet terroriste kanë masakruar një numër të banorëve në jug të provincës Hamah në veriperëndim të Sirisë. Terroristët e armatosur kanë sulmuar sot qytezën Al Zerare në jug të provincës Hamah dhe pasi masakruan pjesën më të madhe të banorëve, morën me vete gratë dhe fëmijët duke i çuar në vend të paditur. Gjatë këtij sulmi, terroristët kanë shkatërruar dhe plaçkitur banesat e civilëve sirianë. Grupet terroriste Al Nusra, Ehrarul Sham dhe Exhnadul Sham, në sajtet e tyre kanë publikuar detajet e sulmit në qytezën Al Zerare, por ende nuk dihet numri i saktë i viktimave të masakrës në këtë rajon. Nga ana e tij, Vael Al Khalki, kryeministër i Sirisë, e dënoi ashpër masakrimin e civilëve sirianë në Hamah dhe e quajti atë krim kundër njerëzimit. Ai shtoi se në luftën kundër terrorizmit bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë përkrah Sirisë dhe të dënojnë vendet që përkrahin terroristët e sidomos Katarin, Arabinë Saudite dhe Turqinë.