Zhvillimet në terren në Irak
Kryeministri dhe kryetari i parlamentit irakian morën pjesë në dhomën e operacioneve për çlirimin e qytetit Faluxha, ku këto operacione anti-terroriste ishin shenjë e unitetit kombëtar të vendit.
Kryeministri irakian Hejdar Ebadi tha se “Momenti i çlirimit të Faluxhës ka mbërritur, jemi në prag të arritjes së një fitoreje të madhe”, tha ai, duke shtuar se terroristët nuk kanë “zgjidhje tjetër, veçse të zmbrapsen". "Haider al-Abadi" duke theksuar mbi mbrojtjen e civilëve në Falluxha nga terroristët tha se qeveria e Irakut i ka paralajmëruar tashmë civilët, në mënyrë që të largohen nga qyteti gjatë kësaj mësymjeje. Ndërsa për ata që nuk munden të braktisin shtëpitë e tyre, qeveria irakiane i ka njoftuar përmes televizionit shtetëror që të ngrenë flamurin e bardhë mbi shtëpitë e tyre për sigurimin e objekteve dhe shërbimeve për njerëzit e Falluxhës. Kryeministri irakian foli edhe për mbështetjen e "mobilizimit popullor" në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se terroristët kërcënojnë jo vetëm Irakun, por paraqesin kërcënim edhe për rajonin dhe kërcënojnë pjesën tjetër të botës. Salim Al Xhaburi, kryetari i parlamentit të Irakut ka vizituar po ashtu qytetin e Faluxhës dhe ka thënë se së shpejti do të ndodhë çlirimi i të gjitha rajoneve që janë të pushtuara nga terroristët në Irak, veçanërisht në Mosul. Saed AL Hadithi, zëdhënës i qeverisë irakiane ka lavdëruar përkrahjen e grupeve politike dhe mediaike të Irakut në operacionet për çlirimin e qytetit Faluxha dhe ka shtuar se kjo përkrahje forcon ushtrinë irakiane dhe forcat popullore në luftën kundër terroristëve të ISIS. Operacionet për çlirimin e qytetit Faluxha në provincën Al Anbar kanë filluar të hënën më 23 maj në gjashtë fusha dhe akoma janë duke vazhduar. Faluxha ka qenë qyteti i parë i rënë në duart e terroristëve të ISIS në vitin 2014, ndërkohë që shërben edhe si njëra nga dy bazat më të fuqishme të ISIS në Irak. Zyrtarët irakianë thonë se do të krijohen edhe korridore të nevojshme për civilët, në mënyrë që ata t’u drejtohen kampeve të strehimit jashtë qytetit. Qeveria irakiane ka vendosur 20 mijë forca për të sulmuar grupin terrorist ISIS në rrethinat e qytetit Faluxha në provincën Anbar (perëndim të Irakut. 20 mijë forca irakiane shoqërohen edhe nga autoblinda ushtarake dhe forca të artilerisë të cilët të dielën kanë hyrë në rajonin në afërsi të Faluxhës për të rikthyer kontrollin në këtë qytet. Po ashtu para fillimit të operacioneve të ushtrisë irakiane për çlirimin e Faluxhas, Heidar Al Abadi, kryeministër i Irakut, ka zgjedhur si komandant të operacioneve kundër terroristëve në provincën Salahudin në veri të Irakut Abdulvehab Al Saedi. Në operacionet e Faluxhës marrin pjesë ushtria, policia dhe forcat popullore irakiane dhe do të vazhdojë beteja e tyre kundër terroristëve deri në çlirimin e plotë të këtij qyteti.