Mourinho thumbon Van Gaalin që në ditën e parë te United
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i15622-mourinho_thumbon_van_gaalin_që_në_ditën_e_parë_te_united
Jose Mourinho definitivisht nuk do të ndryshojë asnjëherë. Portugezi në intervistën e tij të parë zyrtare si trajner i Manchester United ka shfrytëzuar rastin që të tallet dhe të humbojë Van Gaalin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2016 18:05 Europe/Tirane
  • Mourinho thumbon Van Gaalin që në ditën e parë te United

Jose Mourinho definitivisht nuk do të ndryshojë asnjëherë. Portugezi në intervistën e tij të parë zyrtare si trajner i Manchester United ka shfrytëzuar rastin që të tallet dhe të humbojë Van Gaalin.

Ai ka folur në mënyrë interesante kur ka përshkruar klubin nga Old Trafford. “Ne mund ta shohim klubin në dy perspektiva. Tri vitet e fundit dhe historia e klubit. Preferoj t’i harroj tri vitet e fundit”, deklaroi portugezi. Duket se Mourinho e ka marrë shumë seriozisht punën e tij në Old Trafford. Portugezin po e pret një punë e vështirë në krye të shtabit teknik të Djajve të Kuq.