Kanceri nga celularët është i vërtetë
Shpesh mundohemi të marrim telefonat celular më të fundit që dalin në treg. Por autoritetet shëndetësore, japin alarmin.
Sipas një studimi të bërë nga “National Toxicology Program”, ekspozimi ndaj radio-frekuencave të telefonave celularë, shton rastet me tumor sidomos te meshkujt. Studimi ka treguar se njerëzit preken nga “gliomi”, një tip kanceri në tru. Studimi, i cili ka kushtuar 25 milionë dollarë, është kryer në më shumë se 2.500 minj të ekspozuar përballë sasive të ndryshme të radio-frekuencave në 21 dhoma të projektuara posaçërisht. Tema e lidhjes mes celularëve dhe tumoreve ka shkaktuar edhe më herët shumë debat. Ky studim është kryer nga Programi Kombëtar amerikan për toksikologji duke i ekspozuar kështu minjtë para radio frekuencave të cilat janë emetuar nga telefonat e zakonshëm mobil. Pas kësaj, dy tipe të tumorit u paraqiten tek minjtë në zemër dhe në tru. Sipas qeverisë amerikane ky studim del të jetë më i detajuar dhe më i thelli që tregon lidhjen kaq të fort në mes të telefonave mobil dhe kancerit. “Nëse njerëzit thonë që nuk ka rrezik, atëherë mendoj që pas këtij hulumtimi duhet të ndryshohet ky mendim”, ka thënë një prej hulumtuesve.