Vazhdojnë operacionet për çlirimin e Faluxhës
Ushtria dhe forcat popullore të Irakut në vazhdim të operacionit për çlirimin e qytetit Faluxha, kanë çliruar disa fshatra dhe kanë dëbuar plotësisht terroristët e ISIS nga këto rajone.
Siç njofton zyra mediatike e rezistencës islamike Naxhba, në operacionin e ushtrisë dhe forcave popullore të Irakut në qytetin Faluxha të provincës Anbar në perëndim të Irakut, janë çliruar plotësisht fshatrat Al Abude, Al Zavie, Al Gantare dhe Al Zarake, në rrethinat e Faluxhës dhe terroristët e ISIS janë dëbuar nga këto rajone. Në bazë të raportit të zyrës mediatike e rezistencës islamike Naxhba, avancimi i forcave irakiane drejt veriperëndimit të Faluxhës në qytetin Al Sahlavie. Sami Al Masudi, një prej komandantëve të forcave vullnetare të Irakut, bëri të ditur se forcat vullnetare kanë arritur me sukses që të gjithë civilët e rajonit Al Karame në Faluxha t’i dorëzojnë tek komanda operative e Bagdadit, për tu transferuar në një kamp refugjatësh. Ndërkohë, Ministria irakiane e migracionin deklaroi se 22 kamionë me 12 mijë pako me ndihma humanitare janë dërguar për familjet e refugjatëve në kampin e përkohshëm në Amaria dhe në rajonet përreth Faluxhës. Al Saklavie, Al Karame dhe Faluxha janë tre akset kryesore të pasigurisë në rajonet në perëndim të Bagdadit dhe që nga viti 2014 këto rajone janë kontrolluar nga grupi terrorist ISIS. Nga ana e tij, Kryeministri i Irakut, Shprehu mbështetjen e tij për ushtrinë dhe forcat popullore në përpjekjet e tyre për çlirimin e qytetit Faluxha të provincës Anbar. Ndërkohë ministria e mbrojtjes e Irakut, njoftoi përfundimin e fazës së partë të operacionit për çlirimin e qytetit Flauxha nga terroristë e ISIS dhe deklaroi se forcat irakiane kanë arritur të plotësojnë objektivat e caktuara. Brenda 5 ditëve, ushtria irakiane ka arritur të çlirojë 19 zona të pushtuara nga ISIS në qytetin Faluxha dhe shumë terroristë janë vrarë. Komandant Shaker Xhudat, kreu i policisë së Irakut ka thënë se forcat irakiane kanë nxjerrë 750 civilë nga qyteti Faluxha të cilët i kanë vendosur në vende të sigurta. Shumica e personave të nxjerrë nga ky qytete janë gra dhe fëmijë. Zëdhënësi i ushtrisë amerikane ka thënë se në operacione me topa dhe me avionë të koalicionit amerikan kundër ISIS janë vrarë 70 terroristë të ISIS dhe një prej komandantëve të këtij grupi në qytetin Faluxha të Irakut. Stiv Warn zëdhënës i ushtrisë amerikane në Bagdad ka thënë se Maher Belavi është komandanti i ISIS i vrarë në operacionin e kryer në qytetin Faluxha. Ëarn tha se në 4 ditët e kaluara në qytetin Faluxha janë kryer më shumë se 20 sulme kundër pozicioneve të ISIS. Këto operacione kanë çakorduar tejmase këtë grup takfirist ka thënë Warn. Ndërkohë mësohet se terroristët e ISIS kanë rrethuar më shumë se 400 familje shumë prej tyre gra dhe fëmijë në fshatin Buvadah që ndodhen mes qyteti Faluxha dhe Kerame të provincës Anbar. Operacioni për çlirimin e qytetit Faluxha nga terroristët e ISIS ka nisur me urdhër të Hejdar Ebadi prej ditës së hënë. Sipas autoriteteve irakiane, brenda qytetit Faluxha ndodhet 400 deri në 600 terroristë të ISIS. Në operacionin më të fundit, ushtria irakiane ka arritur të çlirojë rajon Saxher dhe urën e këtij rajoni nga prania e terroristëve të ISIS.