Erdogan i zemëruar me Brukselin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i16012-erdogan_i_zemëruar_me_brukselin
Gazeta Resalet e cila botohet në Teheran, në një analizë të saj shkruan: Ndalimi i emigrantëve dhe parandalimi i tyre për të hyrë në Evropë, ishte shkaku që Turqia t'i bashkohej Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2016 17:46 Europe/Tirane
  • Erdogan i zemëruar me Brukselin

Gazeta Resalet e cila botohet në Teheran, në një analizë të saj shkruan: Ndalimi i emigrantëve dhe parandalimi i tyre për të hyrë në Evropë, ishte shkaku që Turqia t'i bashkohej Bashkimit Evropian.

Si shpërblim i kësaj, Turqia përsëri do të rifillonte negociatat për anëtarësim në BE dhe do t'i hiqeshin vizat qytetarëve turq për të udhëtar në vendet e zonës Shengen. Megjithatë, si duket marrëveshja është bërë e njëanshme. Zyrtarët evropianë e kanë bërë të qarët se qytetarët turq deri në fund të vitit 2016 nuk do të mund të lëvizin lirshëm në kufijtë e BE. Kjo ka çuar në një reagim të ashpër të zyrtarëve turq. Mevlud Chaushogllu, ministër i jashtëm i Turqisë në këtë drejtim ka thënë: BE duhet të respektojnë premtimet, përndryshe marrëveshja mes BE dhe Turqisë për migrantët do të anulohet. Nuk është e drejtë që pas hapave konkret të ndërmarrë nga Turqia, BE të sillet në këtë mënyrë me Ankaranë. Ne mund të anulojmë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me BE dhe ky nuk është një kërcënim apo blof politik". Është mëse e sigurt se autoritete turke nuk janë të kënaqura aspak me Brukselin. Turqia ka ndërmarrë hapa konkret për respektimin e kësaj marrëveshje për të frenuar emigrantët. Shumë burime mediatike kanë theksuar se që nga fillimi i arritjes së marrëveshjes Turqi-BE ashpërsia e kufijve të zonës Shengen është hyrja e emigrantëve në Evropë është reduktuar. Megjithatë, duket se BE nuk është i gatshëm t'i përmbahet detyrimeve të tij ndaj Turqisë. Pra, partitë dhe grupet opozitare në Turqi e kanë akuzuar Erdoganin në lidhje me moszbatimin e marrëveshjes nga ana e BE. E vërteta është se marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE janë marrëdhënie të paekuilibruara dhe kjo është në dëm të Ankarasë. Pas heqjes së imunitetit të deputetëve nga ana e parlamentit turk, BE e ka kundërshtuar një veprim të këtillë. Dallimet mbi të drejtat politike, ekonomike dhe humane mes Turqisë dhe BE janë shumë të mëdha. Në mesin e shumë çështjeve për të cilat Turqia dhe BE nuk bien dakord është e çështja e Qipros. Duket se çështja e Qipros është një nga çështjet më të diskutueshme mes Ankarasë dhe Brukselit. Është e qartë se në rrethana të tilla nuk ka perspektivë të anëtarësimit të Turqisë në BE të Evropës. Por, ky ekuacion mund të komplikojë situatën e tanishme. Zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2017 do të jenë shumë ndikuese për anëtarësimin e Turqisë në BE.