Partia Demokratike mund të shpëtojë nga Clinton duke emëruar Biden
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i16144-partia_demokratike_mund_të_shpëtojë_nga_clinton_duke_emëruar_biden
"Hillary Clinton është duke mbajtur një kryesim të fortë mbi Sanders në garën presidenciale të Partisë Demokratike, por senatori i Vermont është zotuar të qëndrojë në garë deri në konventën Demokratike gjatë kësaj vere. Megjithatë, ajo po përballet me një padi të mundshme nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) që po heton disa e-maile private të saj, ndërsa ajo ishte sekretare e shtetit e SHBA".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2016 18:38 Europe/Tirane
  • Partia Demokratike mund të shpëtojë nga Clinton duke emëruar Biden

"Hillary Clinton është duke mbajtur një kryesim të fortë mbi Sanders në garën presidenciale të Partisë Demokratike, por senatori i Vermont është zotuar të qëndrojë në garë deri në konventën Demokratike gjatë kësaj vere. Megjithatë, ajo po përballet me një padi të mundshme nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) që po heton disa e-maile private të saj, ndërsa ajo ishte sekretare e shtetit e SHBA".

Një analist politike amerikan thotë se Partia Demokratike mund të vendos që fushata e Hillary Clinton ka dëmtuar shumë këtë parti dhe gjatë procesit të emërimit mund t'a emërojë Joe Biden soe dikënd tjetër si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Paretisë Demokratike, duke anashkaluar Bernie Sanders. Stephen Lendman, shkrimtar amerikan, tha për Press TV të martën se "Hillary Clinton është në telashe shumë të mëdha." "Ajo me siguri është zgjedhja e demokratëve. Unë e quaj atë demokrate në vend se ta quaj vend demokratike, sepse nuk ka asgjë Demokratike për Partinë Demokrate", shtoi ai. Të dielën, ish shefi i inteligjencës së Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dianne Feinstein, tha se gjatë një takimi me kandidatin demokrat për president Sanders, i është kërkuar atij të pezullojë fushatën, në mënyrë që t'i ndihmojë frontit të Clinton. 'Ai duhet të jetë në gjendje të lexojë midis-rreshtat si askush tjetër dhe në qoftë se ai e bën këtë, ai e di se kjo do të ishte e tëra për të", tha Feinstein". Unë e di pasionin e një fushate. Un e di se kur ju jeni në të, ju mendoni vetëm të ecni të ecni dhe të mbërrini në orët e fundit. E pra, ora e fundit është afër". Hillary Clinton është duke mbajtur një kryesim të fortë mbi Sanders në garën presidenciale të Partisë Demokratike, por senatori i Vermont është zotuar të qëndrojë në garë deri në konventën Demokratike gjatë kësaj vere. Megjithatë, ajo po përballet me një padi të mundshme nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) që po heton disa e-maile private të saj, ndërsa ajo ishte sekretare e shtetit e SHBA. Republikanët kanë spekuluar prej kohësh se hetimi federal në mund të rezultojë në akuza penale kundër saj, duke e detyruar zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden për të kërkuar emërimin. "Çështja është kjo: Nëse ajo akuzohet ose jo, pavarësisht nga ajo që duan bosët e partisë, në qofte se ka prova të mjaftueshme kundër saj dhe ato bëhen të njohura për publikun, ajo ndoshta do të bëhet mall i dëmtuar më shumë se që është dëmtuar tashmë dhe pala tjetër nuk mund të ketë zgjidhje pos për të hedhur atë, sepse mbajtja e saj si kandidate do të ishte një mish i kuq i lehtë për Trump dhe ai do t'a mposhte atë shumë lehtë", tha Lendman. "Pra, nëse (ata) mund vërtetë ta heqin qafe atë, kjo do të thotë se Sanders do të ishte kandidati? Nuk është e domosdoshme. Në fakt, unë dyshojë shumë", shtoi ai. "Është një tjetër person në lojë, emri i tij është Joe Biden, i cili është nënpresident i SHBA", deklaroi ky analist amerikan. "Ka bosa të nivelit të larë partiak. Konventa mund të jetë një konventë e thyer. Bosët e partisë, mund të vendosin se kush mund të jetë kandidati. Nëse ata vendosin se Hillary Clinton është shumë e dëmtuar për të fituar dhe ata vendosin për të hequr qafe atë, ata thjesht do të emërojnë Joe Biden apo dikë tjetër dhe do të anashkalojnë Sanders", ka thënë Lendman në fjalën e tij përmbyllëse.