Shkëlqimi i kinemasë iraniane në Festivalin e Filmit në Kanë
Marrja e dy çmimeve në Festivalin e Filmit në Kanë, ka krijuar një valë të re të gëzimit në mesin e adhuruesve të kinemasë dhe të artit si dhe të zyrtarëve kulturore dhe shumë artistë kanë uruar për këto çmime të filmit me titull "Shitësi". Në këtë emision do të flasim në lidhje me këtë ngjarje kulturore.
Spikeri
Kinemaja iraniane kohët e fundit ka qenë e pranishme nëpër festivale ndërkombëtare të filmit në shumë vende të botës. Një nga madhështitë e kinemasë iraniane gjatë viteve të fundit, ka qenë Festivali i Filmit në Kanë të Francës. Festivali i 69 i përfundoi javën e kaluar. Në librin e historisë së Festivalit janë regjistruar 44 herë emrat e kinematografëve iranianë, ku vetëm Abas Kia Rostami ka qenë i pranishëm në këtë festival 8 herë. Kinemaja iraniane për herë të parë ishte e pranishëm në Festivalin e Kanës me filmin "Kuroshi i madh" (1961) në sektorin e filmit të metrazhit të shkurtët, pastaj në vitin 1964 u prezantua për herë të dytë me filmin me titull "Agimi", ku e morri çmimin e Këshillit të lartë teknik. Deri në vitin 1979, me fitoren e Revolucionit Islamik në Iran, në sektorë të ndryshëm të këtij festivali kanë marrë pjesë disa filma iranianë, mirëpo në fillim pas Revolucionit në Iran në vitin 1980 ky trend ka vazhduar me luhatje. Në vitin 1992 Irani arriti një sukses të madh në Festivalit e Kanës, pra viti në të cilin francezët u njohën me Abas Kia Rostami. Atë vit, përveç animacionit "Zemra: i cili në sektorin e konkurrimit të filmave me metrazh të shkurtër morri pjesë në këtë Festival, edhe filmi "Jeta dhe asgjë tjetër", në sektorin jashtë konkurrencës "Një vështrim", duke marrë dy çmime prestigjioze Roselini dhe filmi më i mirë në sektorin e vështrimit. Po atë vit, Maxhid Maxhidi ishte i pranishëm me filmin me titull "Baduk" në sektorin "15 ditë të regjisorëve: dhe në ekran u shfaqën dhjetë filma të animuar iranianë në sektorin "Kinemaja gjithmonë".
Spikeri
Kijar Satami, një vit më pas mori pjesë në Festivalin e Kanes dhe kjo ishte hera e parë që ai në sektorin e garave me një film të metrazhit të gjatë hyri në konkurrencë me artistë tjerë të botës. Në vitin 1997 kur edhe ishte 50 vjetori i themelimit të këtij Festiavli kinematografik, Kijar Satami fitoi çmimin e artë me filmin "Shija e qershisë". Në vitin 2001 , Reza Mir Karimi, pati një sukses të jashtëzakonshëm me filmin "Nën dritën e hënës" që ishte efekti i parë fetar dhe poizitiv i kinemasë iraniane. Edhe në vitet 2004, 2005, 2007 dhe 2008 kinemaja iraniane arriti suksese të shumta në Festivalin e Kanës, duke marrë çmime nga më të ndryshmet. Në 69 vjetorin e Festivalit të Filmit në Kanë që u mbajt nga 11 deri 22 maj 2016 në qytetin bregdetar Kane në jug të Francës, morën pjesë prodhime kinematografike iraniane në sektorë të ndryshëm. Regjisori i ri iranian i filmit Asghar Ferhadi ka marrë pjese me filmin "Shitësi" në sektorin kryesor të festivalit, filmi "Përmbysja" i Behnam Behzadi në sektorin Vështrimi i ri dhe kompanitë publike dhe private të prodhimit të filmave nga Irani po ashtu kanë qenë të pranishme në Festivalin e filmit në Kanë. Sipas një raporti të Fondacionit kinematografik Farabi, në kuadër të aktiviteteve dhjetë ditore të tregut ndërkombëtar të filmit në Kanë nën 'ombrellën e kinemasë iraniane", janë zhvilluar negociatat të shumta me qëllim prezantimin e filmave iranianë në mbarë botën. Po ashtu në tendën e kinemasë Farabi që ishte një nga pjesëmarrëse nën ombrellën e aktiviteteve dhe që morri disa çmime për aktivitetet e saj, janë zhvilluar takime me më shumë se 50 përfaqësi kinematografike të botës si Venis, Montreal, Moskë, Lukarno, Toronto, Berlin, Tokio, Shanghai, Nant, etj. Po ashtu janë zhvilluar biseda në lidhje me shitjen e të drejtave të autorëve kinematografik me kompani nga Amerika, Anglia, Kina, Singapori, Turqia, Australia, etj. Në fushën e shoqërive të përbashkëta të prodhimit nga Algjeria, Republika Çeke, Spanja, Turqia dhe Malajzia është shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me kompanitë kinematografike të Republikës Islamike të Iranit. Po ashtu në tregun e filmit janë identifikuar edhe disa produkte filmike të kompanive të festivalit ndërkombëtar "Faxhr" dhe "Fëmijët".
Spikeri
Ceremonia e dhënies së çmimeve të Festivalit të 69 ndërkombëtar të filmit në Kanë përfundoi me dhënien e çmimit për filmin më të mirë "Unë, Daniel Blake", i regjisorit Ken Loach dhe dy çmimeve tjera për kinemanë iraniane. Në këtë ceremoni, filmi "Shitësi" i regjisorit Asghari Ferhadi mori çmimin e skenarit më të mirë dhe me medalje të art u nderuar aktori Shehab Hosejni. Shehab Hosejni pas marrjes së medaljes së artë si aktori më i mirë në festivain e Kanës, tha: "Jam i sigurt se shpirti i babait tim tani është me mua...ky çmim i takon popullit tim, pra atë ia dedikoj atij. Këtë çmim nga thellësia e zemrës dhe me dashuri e ndajë me popullin tim të dashur". Shehab Hosejni ka shuar se ka pasur një rrugë dhe punë të vështirë deri në arritjen e këtij suksesi. Ky aktor iranian ka thënë se vetëm arti dhe kultura mund të jenë alternativa më e mirë për të ndikuar eliminimin e ndasive nëpër botë. Asghar Ferhadi pas marrjes së çmimit ka thënë: "Jam shumë i lumtur dhe me të vërtetë nuk e kisha pritur këtë gjë pas Shehabit, filmi të merr edhe një çmim tjetër. Filmat e mi zakonisht nuk përmbajnë tema të lumtura, mirëpo unë jam i kënaqur me çmimet të cilat deri më tani i kam marrë ta bëj të lumtur popullin tim. Ferhadi në citin 2013 kishte konkurruar me çmimin "E kaluara" ku kishte marrë çmimin e Kishës botërore të Festivalit të Kanës dhe po ashtu aktorja më e mirë ishte shpallur Berni Bezho. Filmi "Shitësi" është filmi i shtatë i Asgher Ferhadi i metrazhit të gjatë dhe për herë të parë është shfaqur në Festivalin e Kanës. Në këtë film bëhet fjalë për një histori të një çifti të ri ku luajnë Tarane Alidusti dhe Shehab Hosejni.
Spikeri
Eric Molar, kritik i filmit nga Kanadaja, shkruan: Filmi "Shitësi" është një film që u shtua në momentet e fundit në Festivalin e 69 të Kanës dhe ky film përmban një cilësi tejet të jashtëzakonshme. Për shkak të cilësisë kritikët e kanë parë të nevojshme që Asghar Ferhadi të futet në konkurrencë me filmat tjerë të cilësisë së lartë. "Shitësi" natyrisht se nuk ka ndikim nga filmi "Ndara e Nader nga Simin", mirëpo mund të vlerësohet mjeshtëria e regjisorit. Farhadi zakonisht nëpërmjet prodhimeve të tij filmike pasqyron drama psikologjike që rezultojnë me efekte estetike tek zemrat e publikut. Deborah Young, kritike në Hollywood Reporter, pasi që shikoi këtë film, tha se bëhet fjalë për një film të cilësisë së lartë. Peter Shaw, po ashtu një kritik i njohur i filmit, e ka përgëzuar z. Ferhadi për këtë film.
Spikeri
Është interesante të thuhet se sukseset e filmave dhe aktorëve iranianë kanë shkaktuar zemërim tek disa vende të cilat kanë gjetur arsye për të sulmuar Republikën Islamike të Iranit. Kanali televiziv Al Alam, gjatë një raporti të tij, ka pasqyruar një zemërim të Arabisë Saudite, duke thënë: Gazeta saudite 'Meka', në një artikull të saj ka shkruar se qytetërimi Islam i përket gjithë popullit iranian, duke pranuar dobësimin kulturore të Arabisë Saudite kundrejt Iranit, shkruan: Irani po përshkon botën me karrierën e tij në industrinë e filmit. Sot kultura iraniane posaçërisht kinemaja, është më e rrezikshme sesa politika për sauditët. Autori i këtij shkrimi të kësaj gazeteje, duke iu referuar suksesit të Shehab Hoseini në Festivalin e Filmit në Kanë dhe historisë së shkëlqyer kulturore të Iranit në qytetërimin islam, pretendon se kultura e sotme, sidomos kinemaja, është më e rrezikshme sesa politika për Arabinë Saudite. Në këtë artikull duke shprehur keqardhje, thuhet: "Irani po fiton gjithë këto suksese të cilat ne (Arabia Saudite) nuk i kemi dhe për fat të keq jemi i vetmi vend që nuk kemi kinema".