"Vizita e Karterit sugjeron përgatitjen e SHBA për luftë me Kinën"
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdoret vetëm për të mbrojtur popullin e saj dhe territorin e saj". "Kina ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kërcënime në Detin e Kinës Jugore, duke thënë se është Uashingtoni ai që vërtetë ka mobilizuar ushtarakisht rajonin në ujërat e diskutueshëm me kryerjen e patrullimeve dhe operacioneve tjera ushtarake, e jo Pekini".
Një analist politik amerikan thotë se vizita e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Ashton Carter në rajonin e Azisë Juglindore sugjeron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për luftë me Kinën. Të martën, shefi i Pentagonit u largua nga SHBA për në Singapor, ku ai do të marrë pjesë në një takim aziatik të sigurisë në mes të tensioneve në rritje mbi Detin e Kinës Jugore. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter pritet të marrë pjesë në bisedimet të cilat kryesisht do të fokusohen në atë që Uashingtoni dhe disa vende të rajonit e kontestojnë zgjerimin ushtarak të Pekinit në të gjithë Detin e Kinës Jugore. I ashtuquajturi 'Shangri-La Dialog', është një takim vjetor në Singapor, ku do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjes, shefat ushtarakë dhe ekspertë të mbrojtjes nga rajoni i Azi-Paqësorit dhe më gjerë. Scott Bennet, një ish-oficer i ushtrisë amerikane për luftë psikologjike, tha për Press TV të mërkurën se vizita e Karterit "është një tregues interesant i përgatitjes së SHBA për konflikt me Kinën e cila është ndoshta koordinuese me konfliktin e saj me Rusinë në Ukrainë dhe në vendet Baltike." "Kjo është një nga lëvizjet më të çmendura që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mund kurrë t'a bëjnë kurrë me administratën e re, sepse kjo do të ishte e barabartë me dy-para luftra", tha ai. "Ne pamë rezultatin e Luftës së Dytë Botërore, me pushtimin e Gjermanisë nga Hitleri dhe në të njëjtën kohë deklaroi luftë kundër Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës". Analisti tha se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli i saj nuk duan luftë me Kinën në zonën e Azisë Juglindore. Dhe kjo sigurisht i kalon kufijtë e Kushtetutës dhe përdorimin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdoret vetëm për të mbrojtur popullin e saj dhe territorin e saj". Kina ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kërcënime në Detin e Kinës Jugore, duke thënë se është Uashingtonit ai që vërtetë ka mobilizuar ushtarakisht rajonin në ujërat e diskutueshëm me kryerjen e patrullimeve dhe operacioneve tjera ushtarake, e jo Pekini. Më 19 shkurt, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei ,tha se patrullat e avionëve dhe marinës ushtarake amerikane, si dhe stërvitjet e saj të përbashkëta ushtarake me partnerët rajonalë janë pas "përshkallëzimit të tensioneve" në Detin e Kinës Jugore. "Ky është militarizimi i vërtetë i Detit të Kinës Jugore", shtoi zyrtari kinez. Megjithatë, një raport i Pentagonit tregoi muajin e kaluar se Kina ka shtuar më shumë se 3.200 akra (1.300 ha) tokë Ishujt arkipelag, që janë kërkuar edhe nga Filipinet, Vietnami, Malajzia, Tajvani dhe Brunei.