Përleshje në kampin e refugjatëve në Greqi
Përleshje të reja të përgjakshme mes refugjatëve të larguar nga Idomeni kanë ndodhur në Greqinë e veriut, pranë kampit “Nea Kavala” në Kilkis.
Një grup prej 10 irakianësh sulmuan me gurë, shkopinj dhe objekteve të mprehta disa refugjatë sirianë, duke plagosur 4 prej tyre të cilët tashmë trajtohen në spitalin e Kilkisit. Ndërkohë, edhe në Evzoni, në hotelin “Hara” ku strehohen një numër i madh emigrantësh, një 19-vjeçar nga Pakistani është qëlluar me armë zjarri nga bashkëkombas të tij, për mosmarrëveshje për një shumë parash. Por edhe të dielën e kaluar, një sirian është qëlluar me thikë nga 5 persona në Kilkis, në një benzinatë që perdorej prej kohësh si një kamp i vogël refugjatësh. Qeveria greke ka deklaruar se janë mbi 4.000 emigrantë të larguar me dëshirën e tyre nga kampi i Idomenit në ditët e evakuimit të tij, të cilët janë shpërndarë në zonën përreth me shpresën se do të hapet një ditë kufiri dhe do të mund të largohen drejt Europës Qendrore. Ditë më parë, Qeveria greke ka nisur një aksion për të mbyllur kampin e mbipopulluar të Idomenit. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Athinës, të cilët kanë dërguar efektivë të shumtë të policisë pranë kufirit greko-maqedonas. Megjitahtë, ata janë shprehur se për të bërë të mundur zhvendosjen e refugjatëve nuk do të përdoret forca. Nga ana tjetër, azil-kërkuesit theksojnë se pavarësisht thirrjes së qeverisë greke, ata nuk do të largohen nga kampi, pasi kanë sakrifikuar gjithçka dhe nuk mund t’a braktisin këtu rrugëtimin e tyre. Kampi i mbipopulluar i Idomenit që ndodhet në kufirin greko-maqedonas do të mbyllet shumë shpejt. Është ky lajmi që vjen nga autoritetet greke, të cilat kanë nisur një operacion për zhvendosjen e azil-kërkuesve që kanë qëndruar të bllokuar prej muajsh në kushte ekstreme. Qeveria ka dërguar qindra oficerë policie, por thekson se nuk do të përdorë forcën për të larguar refugjatët. Ata kanë deklaruar se prioriteti kryesor do të jetë zhvendosja e azil-kërkuesve që kanë bllokuar hekurudhën që lidh Greqinë dhe Maqedoninë. Në bazë të një përllogaritjeje, pranë shinave të trenit janë vendosur afro 2.000 emigrantë, nga 8.000 që besohet të kenë mbetur aktualisht në këtë kamp. Megjithatë, refugjatët në fjalën e tyre shprehen se pavarësisht apelit të qeverisë dhe këtij aksioni për mbylljen e kampit, ata do të vijojnë të qëndrojnë pranë kufirit me Maqedoninë, me shpresën se portat kufitare do të hapen. Azil-kërkuesit shtojnë se kanë sakrifikuar çdo gjë për të mbërritur deri këtu dhe nuk mund t’a braktisin rrugëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. Nga ana tjetër, zyrtarët e qeverisë së Athinës janë shprehur se një kamp si Idomeni nuk mund të qëndrojë më i hapur. Sipas tyre, ky kamp u shërben vetëm trafikantëve të qenieve njerëzore. Autoritetet helene kanë ndërtuar qendra të posaçme për strehimin e azil-kërkuesve, teksa kanë vendosur në dispozicion autobusë për të bërë të mundur transportin.