Konferenca e Parisit mashtrim i ri për zgjidhjen e çështjes palestineze
Në prag të konferencës së paqes në Lindjen e Mesme në Paris, regjimi sionist njoftoi se nuk do ta pranojë rezultatin e bisedimeve.
Dori Gold, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së jashtme të regjimit sionist të enjten në një konferencë për media para fillimit të konferencës së paqes në Lindjes e Mesme në Paris, duke iu referuar kundërshtimit ndaj planit francez të paqes e cila synon ringjalljen e bisedimeve të paqes me Izraelit dhe AAP, ka thënë se do të injorohet çfarëdo lloj rezultati i këtyre bisedimeve. Vlen të theksohet se, Presidenti i Francës, Fracois Hollande, në fillim të kësaj konference ka thënë se arritja e një marrëveshjeje paqësore është urgjente, marrë parasysh rritjen e ekstremizmit dhe të konfliktit në rajon. Takimi në Paris ka mbledhur rreth 25 ministra ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB në fjalimin e tij ka kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për këto negociata. Izraeli dhe palestinezët nuk janë ftuar. Franca ka mbledhur ministrat e jashtëm të fuqive të mëdha më 3 qershor me qëllim që bisedimet për paqe në mes të regjimit sionist dhe palestinezëve t’i kthej në agjendën globale. “E dimë që nuk do të arrijmë menjëherë të bindim për paqe palestinezët dhe izraelitët, por ne duam që të krijojmë kushtet e duhura që t’i sjellim të dy palët në tavolinën e bisedimeve”, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, një zyrtar i lartë francez. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se fuqitë e mëdha e kanë për detyrë të ringjallin bisedimet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve dhe ka paralajmëruar se koha për këtë proces po kalon. Nga takimi i 2007 i Anapolis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen e dallimeve midis dyja palëve, nuk ishte arritur të bindej regjimi sionist dhe palestinezët për arritjen e paqes. Palestinezët kërkojnë pengimin e realizimit të programit të ndërtimit të kolonive çifute si dhe kërkojnë krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Kodsin Lindor. Në fakt, palestinezët që nga marrëveshja e Oslos në vitin 1993 gjithmonë i kanë shikuar me dyshim iniciativat e perëndimorëve për paqe, sepse Izraeli nuk ka respektuar asnjë marrëveshje për tu tërhequr nga territoret e pushtuara në vitin 1967, asnjëherë nuk është realizuar kthimi i refugjatëve palestinezë dhe shtëpitë e tyre dhe nuk është krijuar një shtet i pavarur palestinez. Sidomos në 25 vitet e fundit, regjimi sionist ka kryer krime lufte në territoret e pushtuara palestineze.