A po ia jep Trump botën Kinës?
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i16882-a_po_ia_jep_trump_botën_kinës
David Ignatius shkruan: Trump hap rrugën për të ndalur Kinën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2016 11:51 Europe/Tirane
  • A po ia jep Trump botën Kinës?

David Ignatius shkruan: Trump hap rrugën për të ndalur Kinën.

Politikat e tij janë në përputhje me qëllimet e Kinës dhe ai do të dobësojë themelet e Amerikës në Azi dhe rritja e ndikimit të Kinës do të shtohet. Vu Jun, komentator televizioni në Hong Kong, ka thënë se Trump, pavarësisht pozicioneve të tij kundër Kinës, ai mund të jetë alternativa më e mirë për Kinën. Trump si president i Amerikës do të ndikojë në dominimin strategjik të Kinës në Azi dhe në rajone tjera të botës. Vu ka deklaruar edhe mbi mundësinë e negocimit të marrëveshjes ekonomike midis Trump dhe Jinping, pa marrë ë konsideratë shqetësimet për të drejtat e njeriut. Ai tha: Partia Republikane është më pragmatike dhe Trump është një biznesmen dhe interesat e tij të biznesit do të kenë përparësi mbi çdo gjë tjetër. Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të menaxhojnë diferencat për çështjet e rëndësishme dhe të thellojnë besimin reciprok, si dhe dialogun dypalësh në nivele të larta. “Diferencat mes Kinës dhe Amerikës janë normale, por përsa kohë të dyja palët i reduktojnë ato sa u takon çështjeve të rëndësishme dhe respekti e besimi reciprok ekzistojnë, atëherë shqetësimet mund të zgjidhen”, ka deklaruar Xi në ceremoninë e hapjes të Dialogut Strategjik dhe Ekonomik Kinë-SHBA. Ai ka theksuar se oqeani Paqësor, që lag të dy kontinentet, nuk duhet të kthehet në një arenë rivaliteti, por në një platformë ku të dyja palët duhet të punojnë bashkërisht. “Kina dhe SHBA kanë interesa të përbashkëta në rajon, ndaj dhe duhet të mbajnë dialogje sistematike, të bashkëpunojnë më shumë dhe t’u bëjnë ballë sfidave. Së bashku mund të ruajmë prosperitetin dhe stabilitetin në rajon dhe të kultivojmë rrethe të përbashkëta miqësie”, ka shtuar Xi. Ai shtoi se Kina ndjek me fqinjët e saj diplomaci të bazuar në sinqeritet, fitim të përbashkët dhe gjithëpërfshirje, dhe gjithnjë ka qenë e angazhuar në nxitjen e paqes në rajonin e Azisë së Paqësorit. Slogani i Trump "Rindërtimi i Amerikës" ka shkaktuar reagime të brendshme në SHBA. Kjo politikë e Trump nuk ka të bëjë me rritjen e investimeve, por është më shumë si një operacion i koncesioneve. Padyshim se Kina do të jetë fituesi i kësaj loje.