Zhvillimet e fundit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i16909-zhvillimet_e_fundit_në_siri
Seanca e parë e parlamentit të ri të Sirisë, dy letrat e ndara të Ministrisë së jashtme të Sirisë dërguar OKB dhe KS të OKB, vazhdimi i luftës së ushtrisë siriane me terroristët , janë disa nga zhvillimet e fundit në Siri. Seanca e parë e parlamentit të Sirisë u mbajt të hënën nën kryesimin e anëtarit më të vjetër Abdel Aziz al Molhem.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2016 16:28 Europe/Tirane
  • Zhvillimet e fundit në Siri

Seanca e parë e parlamentit të ri të Sirisë, dy letrat e ndara të Ministrisë së jashtme të Sirisë dërguar OKB dhe KS të OKB, vazhdimi i luftës së ushtrisë siriane me terroristët , janë disa nga zhvillimet e fundit në Siri. Seanca e parë e parlamentit të Sirisë u mbajt të hënën nën kryesimin e anëtarit më të vjetër Abdel Aziz al Molhem.

Në vazhim, Hadize Khalef Abasm u zgjodh kryetare e parlamentit të Sirisë dhe Naxhdat Anzur, nënkrzetar i parlamentit të ri të Sirisë. Buthaina Shaban, këshilltare e presidentit sirian Bashar Asad, dje e diel ka shprehur shpresën se në këtë mandat të parlamentit të Sirisë do të jemi dëshmitarë të zhvillimeve politike në Siri dhe e ardhmja e Sirisë është vetëm në duar të popullit sirian. Ministria e punëve të jashtme të Sirisë në dy letra të ndara drejtuar OKB dhe Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate, kërkoi dënimin e vendeve që përkrahin terrorizmin. Ministria e punëve të jashtme të Sirisë në dy letra drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kryetarit të KS të OKB, deklaroi se po vazhdojnë sulmet e grupeve terroriste Fronti Al Nusra dhe Ehrarul Sham si dhe të grupeve të varura prej tyre kundër zonave të banuara në qytetin Alepo në veri të Sirisë. Ministria e punëve të jashtme të Sirisë deklaroi se OKB duhet të dënojë me forcë krimet e terroristeve në Alepo dhe të marrë masa dënuese kundër vendeve që përkrahin terrorizmin e në veçanti ndaj Arabisë Saudite, Turqisë dhe Katarit. Në këto letra, Ministria e punëve të jashtme të Sirisë theksoi se shkaku kryesor i vazhdimit të krimeve të terroristëve në Alepo është hapja e kufijve të Turqisë për kalimin e terroristëve dhe furnizimi i terroristëve me armë dhe municione nga Turqia. Gjithashtu Ministria e punëve të jashtme e Sirisë theksoi se terroristët me përkrahjen e Turqisë, po vazhdojnë krimet kundër qytetarëve sirianë, ndërsa Arabia Saudite dhe Katari po sabotojnë procesin e bisedimeve të paqes në Siri. Edhe sot terroristët kanë sulmuar me mortaja rajone të ndryshme të qytetit Alepo, duke vrarë mbi 40 civilë sirianë. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB ka kërkuar nga anëtarët e KS-s që të anulojnë sanksionet kundër Sirisë për të përmirësuar gjendjen humanitare në këtë vend. Vitali Çurkin përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB në një konferencë për shtyp në Nju Jork, deklaroi se anëtarët e KS të OKB duhet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Damask dhe të shqyrtojnë çështjet në lidhje me situatën në këtë vend të përfshirë nga kriza. Ai theksoi se disa anëtarë të KS të OKB me disa veprime të tyre si me anulimin e sanksioneve të vendosura kundër Sirisë mund të luajnë rol pozitiv në përmirësimin e situatës njerëzore në këtë vend. Ushtria siriane ka çliruar rrugën kryesore të rajonit Gute Lindor të provincës Damask kryeqytet i Sirisë dhe rajonin Vadi Dahab nga prania e terroristëve të ISIS. Lajmi bëhet i ditur nga kanali televiziv Mejadin sipas të cilit këto rajone aktualisht janë nën kontrollin e plotë të ushtrisë siriane. Ndërkohë mësohet se avionët luftarakë sirianë kanë bombarduar sot pozicionet e grupeve të armatosura terroriste në qytetin Alepo dhe kanë ndërprerë rrugët e lidhjes së tyre me periferinë e qytetit Alepo.