Kryesimi i përkrahësve të daljes së Britanisë nga BE në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17110-kryesimi_i_përkrahësve_të_daljes_së_britanisë_nga_be_në_londër
Sondazhet e publikuara në lidhje me referendumin e ardhshëm në Britani të Madhe, janë një shok i rëndë për evropianët dhe sidomos për kryeministrin britanik, David Cameron.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2016 12:26 Europe/Tirane
  • Kryesimi i përkrahësve të daljes së Britanisë nga BE në Londër

Sondazhet e publikuara në lidhje me referendumin e ardhshëm në Britani të Madhe, janë një shok i rëndë për evropianët dhe sidomos për kryeministrin britanik, David Cameron.

Ndërsa në sondazhet e mëparshme, rezultatet ishin pro mbetjes së Britanisë në BE, kurse tani flitet për një tjetër rezultat. Rezultatet e dy sondazheve të bëra kohëve të fundit tregojnë se kampi pro daljes së Britanisë nga BE në krahasim me përkrahësit e mbetje së këtij vendi në këtë unionin, është 4 deri 5 % përpara. Kjo është në kohën muajin e kaluar 13 % ishte dallimi në favor të përkrahësve të mbetjes së Britanisë në BE: ndërsa, një sondazh i kryer nga ICM dhe Instituti Yoga, në lidhje me mbetjen apo daljen e Britanisë nga BE, para organizimit të referendumit i cili do të mbahet më 23 qershor, dëshmon se përkrahësit për daljen e Britanisë nga BE tani avancojnë në krahasim me ata pro mbetjet. Ky sondazh u zhvillua më 3 qershor dhe zgjati pesë ditë ku morën pjesor 1741. 48 % e kanë mbështetur opsionin e daljes së Britanisë nga BE, kurse 43 % janë shprehur pro mbetjes. Sondazhi i zhvilluar nga Instituti Yoga me 3495 persona, dëshmon se 45 % e qytetarëve britanikë janë pro daljes së Britanisë nga BE, kurse 41 % janë pro mbetjes edhe mëtej. Përveç ndikimit që mund të ketë në ekonomi, lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, dalja e Britanisë së Madhe nga Evropa do të rikthente në Kontinentin e Vjetër ‘frikën e luftës’. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri David Cameron këtë të hënë gjatë një fjalimi në hapjen e fushatës finale për referendumin e 23 qershorit që do të vendosë nëse Londra do të qëndrojë apo do të shkëputet nga Brukseli. “Bashkimi Europian bëri bashkë vende në konflikte shekullore dhe për dekada me radhë ruajti paqen në kontinent. Por kjo paqe e vendosur nga BE do të rrezikohej nëse Britania e Madhe vendos të largohet”, deklaroi Kameron. Një shkëputje nga Brukseli, vijoi ai, do të përktheheshin në kthim pas në kohë në epokën e nacionalizmave ekstreme në Europë. “Izolimi nuk i ka shërbyer asnjëherë për mirë vendit tonë dhe ajo çfarë ndodh te fqinjët tanë na prek gjithmonë dhe kjo është vërtetuar në vitin 1914, 1940 dhe në vitin 1989”, deklaroi Kameron. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble tha gjatë së enjtes se, Britania nuk do të mund të sigurojë një marrëveshje më të mirë anëtarësimi me Bashkimin Europian, nëse populli britanik do të votonte në favor të largimit nga blloku 28-anëtarësh. Përmes kësaj deklarate të bërë gjatë një takimi me kreun e Komisionit Europian, Juncker, Schauble tha se dëshironte që t’i jepte fund çdo spekulimi të mundshëm se vota për “largim” nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit do të mund të përdorej për të përmirësuar detajet e marrëveshjes së arritur tashmë nga kryeministri David Cameron me përfaqësuesit e bllokut. “Ajo është e vetmja marrëveshje e arritur dhe është mbi tavolinë. Nuk mund të ndryshohet më. Një votë ‘Jashtë’ nuk do të mund të përdorej për të ndryshuar në favor të Britanisë të marrëveshjes së arritur tashmë. ‘Brenda’ dhe ‘Jashtë’ janë terma me kuptim të plotë dhe nuk të lënë të nënkuptosh gjëra të tjera”, tha Schauble. Megjithatë, ai tha se vendimin do ta marrin britanikët dhe “ne do të respektojmë çdo vendimmarrje pas referendumit”.