Obama mbështet Hillary Clinton për presidente
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i17263-obama_mbështet_hillary_clinton_për_presidente
Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë edhe zyrtarisht mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2016 04:51 Europe/Tirane
  • Obama mbështet Hillary Clinton për presidente

Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë edhe zyrtarisht mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti.

Mbështetja e tij ka ardhur pasi është takuar me senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, i cili ka qenë kandidati i vetëm rival i Clintonit për nominimin e partisë në pushtet. Duke folur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Tëitter” mbi Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, Obama tha se ajo mund të konsiderohet edhe si personi më i kualifikuar ndonjëherë në histori për rolin e Presidentes së Amerikës. Dyshja në fjalë, që është përballur edhe për fitimin e nominimit demokrat përpara 8 vitesh, kur Obama erdhi për herë të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë, pritet të nisin së bashku fushatën presidenciale. Ish-kandidati demokrat për president në vitin 2008, Obama pasi e mposhti Clintonin dhe u bë i pari president me ngjyrë afroamerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, e emëroi pastaj bashkëshorten e ish-presidentit Clinton në postin e Sekretares së Shtetit. Ndërkohë, duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters” pasi siguroi mbështetjen e tij, Hillary Clinton tha se “ky vlerësim nënkupton gjithçka për të”. “Është absolutisht një kënaqësi e veçantë dhe një nder i veçantë, që Presidenti Obama dhe unë përgjatë viteve, pavarësisht se kemi qenë rivalë jemi kthyer në miq shumë të mirë”, tha ajo. Obama kohëve të fundit ka akuzuar publikisht kandidatin republikan për president Donald Trump, duke e akuzuar atë për papjkeuri politike. Në një konferencë për shtyp nga qyteti Ise, Obama vuri në dukje sesi njëri prej pasardhësve të tij të mundshëm “ka nervozuar udhëheqësit e tjerë botërore duke dëshmuar ose injorancë në politikën e jashtme, ose një sjellje kavaljere”. “Kur nervozon, tremb dikë ndonjëherë është mirë, sepse shumë nga vendet e botës ku jetojmë, kanë abuzuar me ne, kanë përfituar prej nesh. Prandaj, nëse ndjehen të trembur, në një mënyrë miqësore, kjo është gjë e mirë sepse kjo do të thotë që do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera në të ardhmen me këto vende”, u shpreh ai. Një president amerikan në largim që kritikon politikën e jashtme të një kandidati nga kampi kundërshtar, aq më tepër që kjo bëhet jashtë tokës amerikane, është cilësuar si e pashembullt nga disa historianë dhe analistë. Një deklaratë të ngjashme e ka bërë Dëight D. Eisenhower në fushatën mes Richard Nixon dhe John F.Kennedy-t, ku pa përmendur emra, la të kuptohej se Kennedy-t i mungonte përvoja për të drejtuar SHBA. “Na duhet një udhëheqës që nuk deklaron sot se do të ndërhyjë në Kubë dhe ditën tjetër e tërheq këtë deklaratë”, do të shprehej 5 dekada më parë ai.