Uniteti në botën islame (11)
Në këtë emision do të prezantojmë mendimet e Imam Khomeinit (ra), si një nga reformatorët më të mëdhenj të botë shiite dhe islame dhe themelues i Revolucionit Islamik në Iran.
Përshëndetje për ju të dashur dëgjues, jemi përsëri së bashku me emisionin tonë me temë Uniteti në botën islame. Në të kaluarën, në mesin e dijetarëve shiitë që ka trajtuar çështjen e unitetit islamik ka qenë Alameh Amini në librin e tij me titull "Al Ghadir". Në emisionin e kaluar përmendëm se edhe përkundër shtypjeve të shiitëve gjatë historisë, dijetarët dhe mendimtarët shiitë kanë bërë përpjekje për të mbrojtur të drejtat e besimtarëve shiitë dhe së bashku me shumë dijetarë sunitë janë munduar të eliminojnë çështjet përçarëse dhe kanë punuar në drejtim të unitetit mes shiitëve dhe sunitëve. Në emisionin e kaluar diskutimin tonë e përqendruam tek përpjekjet e Alameh Amini, i cili përmes librit të tij me titull "Al Ghadir", është munduar të forcojë unitetin mes sunitëve dhe shiitëve ose cilat janë dallimet dhe ndarjet e thella mes tyre? Pas shqyrtimit që kemi bërë, kemi ardhur në përfundim se Alame Amini në librin e tij Al Ghadir është munduar të eliminojë të gjitha ndarjet dhe dallimet që ekzistojnë tek myslimanët. Në këtë emision ne do të flasim mbi idetë dhe mendimet e Imam Khomeinit rreth botës myslimane, si një reformator i madh shiit dhe themelues i Republikës Islamike të Iranit.
Imam Khomeini (ra) ashtu sikur Sejed Xhemal i kushtoi vëmendje serioze si në aspektin teorik po ashtu edhe praktik çështjes së unitetit të botës islame. Për më tepër, Imam Khomeini (ra) bën pjesë në mesin e mendimtarëve të cilët për të realizuar idenë e unitetit islamik, krijuan qeverinë dhe në këtë mënyrë arriti të krijojë një valë të re të mendimit në botën islame. Gjatë udhëheqjes së tij, ai gjithashtu ka ndjekur idenë e uniteti dhe ka krijuar një sfidë serioze përpara krerëve të vendeve islamike. Imam Khomeini (ra) ka pasur për qëllim që idetë islame të jenë prezente në çdo qoshe të territorit të botës dhe kurrë nuk e ka lënë pas dore çështjen e qeverisje islame në nivel global dhe gjithmonë ka theksuar mbi këtë çështje. Besnikëria e tij e sinqertë ndaj "unitetit" e ktheu atë në figurën më të shquar revolucionare dhe krijoi një pozitë të lartë në mesin e të gjithë myslimanëve të botës.
Në mendimet e Imam Khomeinit, uniteti përbëhet nga një lloj i konsensusit njohës dhe është shumë me vlerë dhe ka burim hyjnor dhe shpirtëror në Libër dhe traditë, ku shembujt normativ dhe të sjelljes së tij duhet të shndërrohen nga teoria në praktikë. Një lloj i unitetit të këtillë përbëhet nga energjia emocionale, ambiciet dhe besimi i ndërsjellë në mesin e individëve dhe grupeve dhe shkakton korrigjim nga faktori pushtet dhe parandalon korrupsionin dhe ndikon në përparimin e shoqërisë. Ai në faqen 309 të librit të tij "Dyzetë hadithet", thekson: "Një nga qëllimet e mëdha të ligjeve dhe të dërguarve të cilët kanë pasur qëllim të pavarur mbi këtë, është instrumenti i progresit që ishte një nga qëllimet më të mëdha në formimin e utopisë, ku monoteizmi, besimi dhe shoqëria në çdo aspekt duhet të parandalojnë abuzimet si dhe largojnë korrupsionin dhe me ndershmëri dhe zemër të pastër të shkatërrojnë utopinë dhe të kontribuojnë për një reformim të madh social dhe individual, gjë e cila do të kontribuonte në krijimin e unitetit". Imam Khomeini unitetin e myslimanëve në emër të fesë islame e konsideroi fjalëkalim për çdo mysliman dhe deklaroi: "Nëse myslimanët, dinjitetin dhe elegancën e tyre e kanë në krye të Islamit, nga ana tjetër, janë pajtuar se forca dhe guximi burojnë nga Islami, atëherë, një gjë e tillë padyshim se është mbinatyrore". (Sahife Nur, vëll. 5, fq. 32).
Imam Khomeini në shpjegimet e tij në lidhje me origjinën e divergjencave në botën islame ka përmendur dy faktorë: Një, distanca e pushtetit me popullin dhe mospajtimet e krerëve të vendeve islame, që në lidhje me këtë thotë: "Ne e dimë dhe të gjithë myslimanët e të gjitha shteteve islame e dinë se ekzistojnë dy probleme: Një nga këto është vetë problemi midis qeverive që nuk janë të prira për të zgjidhur problemin dhe problemi i dytë është problemi i qeverive me popullin, ku qeveritë nuk i trajtojnë problemet me popullin, por mbajnë rezerva kur bëhet fjalë për ndonjë problem". (Sahife Nur, vëll. 9, fq. 546-547). Ata qytetarët e vetë i konsiderojnë si të huaj dhe roli i tyre është t'i kontribuojnë qeverive hegjemoniste të botës, sepse këto qeveri hegjemoniste vazhdimisht punojnë për të krijuar përçarje midis myslimanëve dhe vendeve islame dhe në lidhje me këtë Imam Khomeini (ra) thotë: "Dallimet ekzistuese në mesin e vendeve islame bëhen ose për shkak të tradhtisë së krerëve të këtyre vendeve ose nga injoranca dhe mungesa e informacioneve, nuk ka sunitë apo shiitë, të gjithë jemi vëllezër në Islam. Një pjesë e myslimanëve, suni, një pjesë hanefi dhe pjesa tjetër diçka tjetër, në një shoqëri ku të gjithë dëshirojnë t'i shërbejnë Islamit dhe janë për Islamin, nuk duhet t'i parashtrojnë këto çështje. Ne të gjithë jemi vëllezër dhe jemi së bashku... . Për shkak të këtyre dallimeve, ne kemi mosmarrëveshje apo konflikte. Vëllezërit shiitë dhe sunitë duhet të shmangin çdo dallim. Sot, dallimet në mes nesh, shkojnë në interes vetëm të atyre që nuk besojnë as në besimin shiit e as në atë sunit. Këta mezi presin të ekzistojnë këto dallime mes myslimanëve". (Sahife Nur, vëll. 2, fq. 32-35).
Imam Khomeini, Amerikën dhe Izraelin i konsideron si dy vende që vazhdimisht punojnë për të krijuar ndasi dhe mosmarrëveshje midis myslimanëve dhe të gjithë myslimanët duhet të kenë kujdes nga këta dy armiq të Islamit, sidomos nga Izraeli. Ai ekzistimin e armikut të përbashkët të myslimanëve, pra Izraelin e konsideron si shkaktarin kryesor të mosunifikimit të botës islame, ku në lidhje me këtë thotë: "Për mua ekziston një dhimbje dhe a e dinë të gjitha qeveritë dhe popujt islamë se cila është kjo dhimbje? E dinë se duart e të huajve synojnë shpërndarjen tonë dhe krijimin e ndasive dhe dobësive, mirëpo të jenë të sigurt se këto duar do të jenë shkatërrim dhe dobësim për ta, e shohin se si një qeveri kukull e Izraelit qëndron përballë myslimanëve, vërtetë janë të neveritshëm. Misteri i kësaj është se ata e dinë se shërimi i të gjithave është uniteti". (Sahife Nur, vëll. 9, fq. 274-275). Imam Khomeini në bazë të analizave të tilla i ka bërë thirrje krerëve të vendeve islame për unitet dhe të jenë përkrah njëri-tjetrit për çdo çështje: "Tani për të gjithë krerët e vendeve islame është detyrë që të eliminojnë dallimet dhe t'i binden Islamit dhe me këtë ata do të mund t'i ruajnë kufijtë e tyre. Çdo përçarje midis tyre, e ofron sa më shumë armikun". (Sahife Nur, vëll. 2, fq. 32-35).
Imam Khomeini për të hequr rrënjët e përçarjeve dhe ndarjeve midis myslimanëve dhe për zhvillimin e unitetit politik të botës islame, ka thënë se duhet të zhvillohet një proces i përgjithshëm, duke aktivizuar elitat politike dhe fetare dhe të përdoren mjetet e nevojshme për të lëvizur në drejtim të unifikimit të myslimanëve dhe të formohet një qeveri e madhe islame. Imam Khomeini ka përmendur dy lloje të strategjive për arritjen e një synimi të këtillë: Strategjia kulturore dhe ideologjike dhe Strategjia politike dhe praktike. Ai ka propozuar që për arritjen e një uniteti të gjerë të myslimanëve duhet të ekzistojë një objektiv i plotë i perceptimit të problemeve mendore dhe morale të shoqërive dhe shteteve islame, para së gjithash krijimi i besimeve politike dhe fetare tek myslimanët dhe udhëheqja e shoqërive myslimane me Islamin e vërtetë. Në këtë drejtim, Imam Khomeini ka thënë se Islami Mohamedian është Islam i pastër, kurse islami amerikan parandalon realizimin e unitetit të ummetit islam dhe nuk duhet pranuar këtë lloj të islamit.
Ai duke theksuar mbi vizionin jo-islam të komuniteteve jo-islame, mendimin e Islamit amerikan e konsideron si pengesën kryesore të unitetit të umetit islam dhe shton se për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për një unitet të vërtetë, duhet miratuar një strategji e përshtatshme e cila eliminon këto pengesa. Imam Khomeini në teorinë e tij të unitetit, i përmend një nga një këto pengesa si dhe zgjidhjet e duhura që nevojiten për unitetin e botës islame, ku ai përmend "Javën e unitetit" dhe "Ditën Botërore të Kodsit", të cilat mund të vlerësohen si shumë pozitive në këtë drejtim.