Reagimet ndërkombëtare kundër shpërthimit në Nice të Francës
Udhëheqësit botërorë i janë bashkuar dhimbjes së Francës, duke shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat e sulmit në Nicë. Presidenti amerikan Barak Obama ishte ndër të parët që e ka quajtur sulmin një akt terrorist.
Ai u shpreh se Amerika lutet për familjet që humbën të dashurit e tyre. Duke e quajtur Francën një aleate të vjetër të Shteteve të Bashkuar, ai vlerësoi vlerat e saj të jashtëzakonshme dhe demokracinë që e kanë bërë Francën një frymëzim për të gjithë botën. Sekretari Amerikan i Shtetit,John Kerry, iu bëri jehonë fjalëve të Presidentit, duke e quajtur ngjarjen një sulm të tmerrshëm. “ Jam krenar që isha në krah të liderve francezë më herët në festimet e ditës së kombit në Paris dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të qëndrojnë vendosmërisht me popullin e Francës gjatë kësaj këtyre kohërave të vështira dhe kësaj tragjedie”, tha ia. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar sulmin dhe ka garantuar Francën se Gjermania ndodhet në krah të saj në luftën kundër ISIS. Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili ndodhet në një samit euroaziatik në Mongoli, tha se sot është një ditë e trishtë për Francën dhe Europën. Ai tha se Franca u sulmua gjatë kohës kur po festonte lirinë, barazinë dhe vëllazërinë. Ai postoi një foto në tëitter me drejtues dhe zyrtarë të tjerë të lartë duke mbajtur një minutë heshtje në samit. Papa Françesku ka dënuar sulmin e rëndë, i cili ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me të gjithë të afërmit e viktimave. “Dënojmë çdo formë dhune, urrejtje dhe terroriste kundër paqes”, tha Papa Françesku. Gjithashtu edhe kreu i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, ka shprehur ngushëllimet për viktimat, duke u shprehur se Londra është me francezët. Edhe Kryeministri i Rusisë ka ngushëlluar francezët. Në një reagim në rrjetin social tëitter, Dimitri Medvedev shkruan: “Ngushëllimet e mia të thella Francës, të gjithë atyre që janë plagosur dhe familjeve të viktimave të sulmit terrorist në Francë”. Kryeministri kinez Li Keqiang tha: “Dënojmë fuqimisht të gjitha format e terrorizmit, shprehim ngushëllimet tona për viktimat dhe ne do të luftojmë të gjitha llojet e terrorizmit”. Kryeministri japonez Shinzo Abe i bëri jehonë këtij mendimi, duke thënë se “terrorizmi frikacak që përfshiu njerëz të pafajshëm është i pafalshëm”. Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau shprehu ngushëllimet për viktimat e Francës. Edhe Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull bashkë me Ministren e Jashtme Julie Bishop dënuan sulmin.