Vendimi i Gjykatës bahrejnase kundër Al Vafak jokonstruktiv
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i21892-vendimi_i_gjykatës_bahrejnase_kundër_al_vafak_jokonstruktiv
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ka thënë se vendimi i Gjykatës bahrejnase për shpërndarjen e lëvizjes kryesore opozitare shiite në Bahrejn, Shoqëria kombëtare islamike Al Vafak, është jokonstruktiv.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 18, 2016 19:35 Europe/Tirane
  • Vendimi i Gjykatës bahrejnase kundër Al Vafak jokonstruktiv

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ka thënë se vendimi i Gjykatës bahrejnase për shpërndarjen e lëvizjes kryesore opozitare shiite në Bahrejn, Shoqëria kombëtare islamike Al Vafak, është jokonstruktiv.

E ashtuquajtura gjykatë administrative në kryeqytetin Manama, të dielën urdhëroi shpërndarjen e Al Vafak, duke sekuestruar të gjitha fondet e saj, pasi Ministria bahrejnase e drejtësisë kishte pezulluar aktivitetet e këtij grupi opozitar më 14 qershor. "Masa të tilla do të hapin rrugën për ata që janë për qasje jo-civile", tha të dielën Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Ai ka shtuar se vendimi i gjykatës për shpërndarjen e kësaj lëvizje ishte në përputhje me përpjekjet e organizuara për të bërë më shumë presione ndaj figurave të moderuara dhe shoqërisë në Bahrejn. "Masa të tilla nga qeveria bahrejnas dëshmojnë se zyrtarët e këtij vendi nuk kërkojnë zgjidhjen e problemeve, por me këto veprime ata komplikojnë edhe më tej situatën", shtoi më tutje, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Z. Kasemi theksoi se shpërbërja e shoqërive të moderuara dhe heqja e shtetësisë për liderët politikë dhe fetarë të cilët gëzojnë respektin e popullit bahrejnas, nuk do t'i shërbejë interesave të qeverisë së këtij vendi. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit i ka kërkuar zyrtarëve bahrejnas që të shmangin dhunën dhe të miratojnë masa për krijimin e besimit të ndërsjellë, në mënyrë që të përgatisin terrenin e nevojshëm për bisedimet serioze dhe konstruktive në këtë vend. Shpërbërja e Al Vafak, është lëvizja e fundit e qeverisë bahrejnase si pjesë e një operacioni të gjerë të mospajtimit politik në Bahrejn dhe një gjë e tillë ka shkaktuar protesta masive në këtë vend. Organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut tashmë e kanë dënuar pezullimin e shoqërisë Al Vafak dhe kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do ta përkrahin një veprim të këtillë. Në mesin e shtimit të tensioneve nga ana e regjimit Al Khalifa ndaj shiitëve bahrejnas dhe shoqatës Vafak, Ajetollah Isa Kasem, klerik i njohur shiit në Bahrejn i shoqëruar nga disa klerikë tjerë shiitë bahrejnas, kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët. Në këtë deklaratë thuhet: Ne besojmë se ekzistenca, identiteti, besimi, ritet dhe obligimet tona janë duke u rrezikuar dhe ne kërkojmë ndaljen e procesit të shtypjeve. Gjykata e regjimit Al Khalifa dje (e diele) ka nxjerrë vendim përfundimtar për pushimin e shoqatës Vafak, një nga shoqatat më të mëdha e opozitarëve në Bahrejn. Sipas këtij vendimi, pasuria e kësaj shoqate do të administrohet nga qeveria. Gjykata e Bahrejnit ka pezulluar të gjitha aktivitetet e kësaj shoqate. Në qershor të 2015 ishte burgosur sekretari kësaj shoqate Shejkh Selman dhe është dënuar me katër vite burgim. Bahrejni përballet me protesta popullore për liri, demokraci dhe përcaktimin e shtetit me votën e popullit, që prej 14 shkurtit të vitit 2011. Këtyre protestave, regjimi Al Khalifa i mbështetur nga regjimi Al Saud i Arabisë Saudite, u është përgjigjur me dhunë dhe forcë.