Moore: Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale 2016
(last modified Fri, 22 Jul 2016 07:19:39 GMT )
Korrik 22, 2016 09:19 Europe/Tirane
  • Moore: Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale 2016

Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mbahen në muajin nëntor të këtij viti, sipas regjisorit amerikan Michael Moore, do t’i fitojë zgjedhjet.

Moore e bëri këtë prononcim të tij gjatë Konventës Kombëtare Republikane në Cleveland, Ohio, gjatë një edicioni special të programit HBO “Koha reale me Bill Maher”. “Më vjen keq pse po aludojë shumë herët, por unë mendoj se Donald Trumbo do t’i fitojë zgjedhjet”, deklaroi Michael Moore në emisionin me titull “Boo nëse dëshironi”. Regjisori 62 vjeçar i filmave liberal ka thënë se Trump do të shfrytëzojë votuesit e zemëruar të bardhë në favor të tij dhe amerikanët është e mundshme ta mbështesin atë sikur që qytetarët britanikë votuan në qershor për braktisjen e Bashkimit Evropian, e njohur si Brexit. “Unë jetoj në Michigan. Më lejoni t’ju them se është duke u përgatitur një strategji e re sikur Brexit”, tha Michael Moore. “Mesi i Anglisë është Michigani, Wisconsini, Ohio dhe Pensylvania”, tha ai. “Dhe Mit Romney humbi me 64 vota elektorale. Numri i përgjithshëm i votave elektorale në këto shtete është 64,  të gjitha këto katër shtete do t’i fitojë Donald Trump”. Në një konferencë për shtyp Michael Moore tha se Trumb di si ta manipulojë popullin. “Populli i shkolluar është mbytur, mediat janë pashije dhe nuk u japin njerëzve fakte në lidhje me atë që po ndodh”, tha ai, duke shtuar se votuesit amerikanë janë manipuluar lehtë. Ai shtoi se Trump nuk është i çmendur ashtu siç duket, ju duhet t’a merrni atë shumë seriozisht. Ai e di se çfarë manipulimi është duke ndodhur këtu dhe përdorimi i propagandës dhe mënyrës se si ai është duke ecur, është duke ecur në mënyrë briliante që është duke e trashëguar dhe e ka trashëguar. Në një sondazh të ri tregohet se Trump është prapa rivales së tij demokrate, Hillary Clinton. Sipas një sondazhi të fundit të zhvilluar nga NBC News dhe Sruvey Monkey Weekly Election, rezultati i së cilit u publikua të matën, ish sekretarja e shtetit ka marrë 46 % të votave, ndërsa Donald Trump 45 %, kurse versioni i javës së kaluar i një sondazhi e kishte shpallur fituese kandidaten republikane me 3 % më shumë.

Tags