Dronët e Hezbullahut sulmojnë pozicionet e terroristëve në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i24487-dronët_e_hezbullahut_sulmojnë_pozicionet_e_terroristëve_në_alepo
Dronët e Hezbullahut kanë sulmuar pozicionet e grupeve terrorist enë jug të qytetit Alepo që ndodhet në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2016 13:40 Europe/Tirane
  • Dronët e Hezbullahut sulmojnë pozicionet e terroristëve në Alepo

Dronët e Hezbullahut kanë sulmuar pozicionet e grupeve terrorist enë jug të qytetit Alepo që ndodhet në veri të Sirisë.

Hezbullahu i Libanit ka sulmuar rrethinat jugore të qytetit Alepo me dronë duke shkatërruar disa pozicione të grupeve terroriste. Disa pamje filmike tregojnë bombardimin e pozicioneve të grupit terrorist Al Kaida dhe UCS në rrethinat e fshatit Khelase. Më herët Hezbullahut dronët i ka përdorur për të sulmuar grupet terroriste në rajonin Ersal të Libanit dhe kjo është hera e parë që teknologjia e sulmeve me dronë përdoret nga Hezbullahu në Siri. Forcat e Hezbullahut të mbështetur nga avionët rusë luajnë rol të rëndësishëm në mbështetje të ushtrisë siriane në luftën kundër terroristëve në Siri. Vlen të theksohet se fshati Khelase që nga muaji korrik, është sulmuar nga personat e armatosur dhe më pas është pushtuar nga grupi terrorist Xheishul Fat’h. Grupi terrorist Xheishul Fa’t ditët e fundit ka kryer disa sulme në qytetin Alepo duke marrë jetën e 142 civilëve mes tyre 48 fëmijë dhe 31 femra dhe plagosur 672 të tjerë. Siria përballet me trazira dhe sulme të grupeve terroriste që prej vitit 2011. Disa ditë më parë, Ministri i mbrojtjes i Sirisë ka vizituar zonat e prekura nga lufta në qytetin Alepo. Fahd Xhasem Freixh, me urdhër të presidentit Bashar Asad, ka shkuar në zonat e prekura nga lufta në Alepo. Ministri i mbrojtjes i Sirisë në këtë vizitë është takuar me ushtarët sirianë që janë në vijën e parë të frontit të luftës në Alepo ku tha se forcat e armatosura të Sirisë kanë për qëllim çlirimin e provincës Alepo nga prania e terroristëve, ndërkohë burimet ë tjera nga Siria njoftuan vrasjen e një prej krerëve ushtarakë të grupeve terrorist i cili quhet Abdul Gader Nesani i njohur me nofkën Abu Adul’rahman. Vrasja e tij u bë në jug të qytetit Alepo. Gjithashtu në rajonin Rashedin në jugperëndim të të Sirisë është njoftuar plagosur e Abu Bekrit kreu i krupit Xhejshul Muxhahedin dhe Abi Ahmed Ala komandanti i këshillit ushtarak të këtij grupi, pasi një sulmi të avionëve luftarakë të Sirisë. Vlen të përmendet se, Grupi terrorist i mbështetur nga Amerika në Siri, ka kryer një sulm me armë kimike dhe gazin klor në qytetin Alepo. Grupi terrorist “ Nuredin Zenaki” i mbështetur nga Amerika dhe që gjendet në listën e grupeve “moderatore”, ka sulmuar me bomba të mbushur me gaz klor pjesën e vjetër të qytetit Alepo, duke shkaktuar vdekjen e 8 civilëve. Shumë civilë sirianë kanë pësuar dëmtime në frymëmarrje për shkak të këtij sulmi. Edhe më herët ky grup terrorist ka kryer disa krime që më i fundit është prerja e kokës së një fëmijë palestinez i quajtur Abdullah Isa, që është akuzuar se ka bashkëpunuar me ushtrinë siriane.