Ngrohja Globale shkakton “sëmurjen” e oqeaneve
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i27034-ngrohja_globale_shkakton_sëmurjen_e_oqeaneve
Ngrohja e deteve mund të jetë ‘sfida më e madhe e fshehur’ e njerëzimit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 07, 2016 21:30 Europe/Tirane
  • Ngrohja Globale shkakton “sëmurjen” e oqeaneve

Ngrohja e deteve mund të jetë ‘sfida më e madhe e fshehur’ e njerëzimit.

Përderisa është pranuar se ngrohja globale është duke shkaktuar rritjen e temperaturave të deteve, ekspertët paralajmërojnë se jemi duke nënvlerësuar dëmet, shkruan Daily Mail. Ata thonë se ngrohja globale po i sëmurë oqeanet më shumë se kurrë, duke shpërndarë sëmundje tek kafshët dhe njerëzit, si dhe duke kërcënuar sigurinë e ushqimit rreth planetit. Ekspertët paralajmërojnë se “nuk ka dyshime se ne jemi shkaktarët e tërë kësaj” dhe zgjidhja e vetme është zvogëlimi i lëshimit të gazit.