Mënyra e formimit dhe burimet financiare-ideologjike të ISIS (1)
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i2728-mënyra_e_formimit_dhe_burimet_financiare_ideologjike_të_isis_(1)
Ky program tre edicionesh është përgatitur në bazë të hulumtimit të grupit hulumtues në Departamentin për Jashtë të Radio Televizionit Shtetëror të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2016 04:43 Europe/Tirane
  • Mënyra e formimit dhe burimet financiare-ideologjike të ISIS (1)

Ky program tre edicionesh është përgatitur në bazë të hulumtimit të grupit hulumtues në Departamentin për Jashtë të Radio Televizionit Shtetëror të Iranit.

ISIS është një grup takfirist i cili është formuar në vitin 2011 pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. ISIS më pas pushtoi një pjesë të territorit të Sirisë dhe të Iraku. Ky grup terrorist i cili ka ushtruar ndikim të frikshëm mbi shumë plane dhe ekuacione politike rajonale dhe ndërkombëtare, mund të analizohet dhe shqyrtohet nga shumë aspekte të ndryshme. ISIS në rrethanat aktuale është grupi më i rëndësishëm takfirist dhe rrënjët e formimit të tij mund të kërkohen dhe të analizohen në dy periudha historike dhe të afërta me njëra tjetrën. Nga një aspekt, takfirizmi është i njohur si një lëvizje historike e cila ka vazhduar në një periudhë të gjate kohore. Lëvizja takfiriste është një fenomen i vjetër dhe historia e saj daton që nga paraqitja e grupit Khavarixh. Kjo lëvizje në të kaluarën, ishte një çështje e brendshme fetare që lidhej më tepër me bindjet e fesë, mirëpo me kalimin e kohës dhe me ndërhyrjen e faktorëve të jashtme ka marrë edhe aspekt politik. Takfirizmi në kuptimin etimologjik do të thotë mbulim dhe mohim i besimit të një personi ose konsiderim i dikujt si jobesimtar. Në kuptimin terminologjik të fikhut dhe apologjetikës, takfirizmi do të thotë konsiderimi i myslimanëve si jobesimtar ose mohues të Zotit. Persona dhe grupe që shpallin grupet kundërshtare të tyre si të dalë nga feja dhe jobesimtarë për arsyen më të vogël e cila mund të bëhet shkak që ata të dalin nga feja, urdhërojnë vrasjen e tyre si obligim fetar. Takfirizmi është një emër me të cilin emërohet një individ ose një grup i cili në bazë të leximeve të ndryshme takfiriste-vehabiste, i akuzon myslimanët e tjerë si të dalë nga feja vetëm për shkak se ata nuk pajtohen me bindjet e tyre ose sipas tyre ata veprojnë në kundërshtim me standardet e sheriatit. Në lëvizjen takfiriste, rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe teoricienë të ndryshëm. Edhe pse takfiristët e quajnë vetën “selefi” dhe pretendojnë se ata veprojnë në bazë të tekstit të qartë të Kur’anit dhe të sunetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në shekullin e parë të Islami, mirëpo pavarësisht çështjeve të përbashkëta, ekzistojnë gjithashtu dallime themelore mes selefizmit dhe takfirizmit. Në kohën kur selefistët dhe takfiristët bazohen në teoricienë si Ibën Tejmije dhe Muhamed ibën Abdulvehab, Ebul-A’la Mavdudi, Muhamed Rashid Reda, Hasn Al-Bena dhe Sejed Kutub, mirëpo në realitet komentimi dhe interpretimi i secilit prej këtyre është ndryshëm. Disa hulumtues besojnë gjithashtu se ky grup i ka rrënjët në periudhën e Luftës së Parë Botëror, do të thotë në periudhën kur Franca dhe Anglia me kontratën Sykes–Picot (1916) vendosen ta ndajnë rajonin e Lindjes së Mesme mes tyre. Në këtë kontratë, janë caktuar kufijtë e ri të Lindjes së Mesme pa marrë parasysh standardet dhe kriteret etnike. Në bazë të kontratës Sykes–Picot, formohet Iraku i ri nga Mosuli, Basra dhe Bagdadi, do të thotë tre rajone plotësisht të ndryshme me standarde dhe kritere etnike-fetare të ndryshme. Kurdët në veri, sunitët në qendër dhe shiitët në jug. Nga pikëpamja e sociologjisë politike, kjo disharmoni etnike-fetare krijoi rrethanat e përshtatshme për formimin e grupeve takfiriste, ndërsa me rrëzimin e regjimit të Sadam Huseinit, në Irak u rrëzua edhe struktura artificiale dhe e bazuar në forcë dhe nga gërmadhat e saj u krijua grupi takfirist ISIS. Emri i ashtuquajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit” është një argument të cilin e përdorin analistët për të vërtetuar pikëpamjen e tyre rreth lidhjes mes kontratës Sykes–Picot dhe grupit terrorist ISIS. Me fjalën Sham emërohet pjesa veriore e Gadishullit Arabik që nga lindja kufizohet me Iranin, nga veriu me Turqinë, nga perëndimi me Egjiptin dhe nga jugu me shkretëtirën Sham. Në periudhën bashkëkohore nganjëherë ky rajon quhej edhe Lindja e Afërt ose Gjysmëhëna e Gjelbër. Disa autorë për emërimin e këtij rajoni e kanë përdorur edhe emrin “Lindja Arabe”.

Një prej karakteristikave të ISIS është shfrytëzimi i simboleve fetare-historike. Ky përdorim i simboleve vërehet edhe në emrin e grupit terrorist ISIS edhe në lidhje me emrin e ashtuquajtur khalifi i këtij grupi. Zgjedhja e nofkës “Ebu Bekr Bagdadi” gjithashtu është pretendim historik që do të thotë se ashtu sikur në shekullin e parë të Islamit që Ebu Bekri ishte khalifi i parë i Shtetit Islam, edhe tani Ebu Bekr El-Bagdadi është khalifi i parë i khalifatit të ri. Zgjedhja e nofkave Ebu Omar Al-Bagdadi dhe Ebu Bekr Al-Bagdadi për liderin e të ashtuquajturit “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit”, gjithashtu është bërë në këtë kuadër. ISIS nuk i pranon kufijtë aktual të shteteve islamike janë rezultat i shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe në bazë të kontratës Sykes–Picot, prandaj me pushtimin e një pjese të Sirisë dhe Irakut, po e quan veten “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (Sirisë)”. Nga pikëpamja tjetër, ISIS përveçse ka ngjashmëri me lëvizjen takfiriste historike, konsiderohet një fenomen i ri që formimi i tij daton me zhvillimet e viteve të fundit. Nga ky aspekt, formimi i ISIS në përgjithësi daton që nga hyrja e Al Kaidas në Afganistan dhe në veçanti daton nga sulmi ushtarak i Amerikës në Irak në vitin 2003, si dhe nga hyrja e pjesëtarëve të Al Kaidas në Afganistan pas rrëzimit të regjimit Taleban. ISIS po bënë përpjekje që të kryejë të gjitha funksionet e një shteti dhe ashtu siç i quan ai ato, “detyrat e khalifatit”. Për këtë qëllim ai ka shtypur monedhën e tij prej letre, lëshimin e pasaportave, mbledhjen e taksave dhe me formimin e mediave të ndryshme. Gazeta “Dabuk” është një mjet informativ i ISIS e cila publikohet në gjuhën arabe dhe angleze. Emri me të cilin është emëruar institucioni informativ dhe i kanalit televiziv “Dabuk” të ISIS, kujton ngjarjen historike të luftës “Maraxh Al-Dabuk” që u zhvillua në vitin 1516, në të cilën forcat e Perandorisë Osmane të udhëhequr nga Sulltan Selimi i Parë, arritën të thyejnë forcat e principatave të Egjiptit dhe pushtuan një pjesë të madhe të territorit të Sirisë, Irakut dhe të rajonit të lartpërmendur. Në kohën kur Al Kaida në vitet e 1990-ta organizoi nga 1000 deri 3000 terroristë mercenarë të huaj, ISIS arriti të mbledhë numër shumë fish më të madh të forcave takfiriste se sa kishte mbledhur Al Kaida. Në lidhje me numrin e terroristëve të ISIS, nuk ekzistojnë shifra të sakta. Agjencitë inteligjente të Amerikës kanë llogaritur se numri i tyre është nga 20000 deri në 31000 persona, mirëpo në fund të vitit 2014 këto agjenci ndërruan shifrat e tyre dhe supozuan se numri i terroristëve të ISIS mund të jetë nga 9000 deri në 18000 persona. Disa burime informative në Siri kanë deklaruar se ISIS ka 50 mijë terroristë, ndërsa burimet ruse kanë supozuar se numri i terroristëve të ISIS është 70 persona. Ekspertët e sigurisë në Irak kanë pohuar se grupi terrorist ISIS ka mbledhur 100 mijë pjesëtarë, ndërsa burimet informative të rajonit të Kurdistanit kanë thënë se grupi terrorist ISIS ka mbledhur 200 mijë pjesëtarë. Me këto shifra të mëdha të supozuar ndoshta janë llogaritur edhe forcat paramilitare në rajonet e pushtuara nga ISIS, ndërkohë që numri i terroristëve të ISIS në vijën e frontit është 15000 persona.

Një prej dallimeve themelore mes ISIS dhe grupeve të tjera takfiriste, janë burimet e gjera financiare të këtij grupi. Për këtë arsye, grupi terrorist ISIS nga aspekti financiar konsiderohet grupi terrorist më i fortë në botë. Burimet financiare të këtij grupi terrorist janë të larmishme. Marrja e ndihmave financiare nga disa shtete arabe të Gjirit Persik, marrja e taksave nga popullata jomyslimane e rajoneve të pushtuara, rrëmbimi i personave, plaçkitja e bankave (pas pushtimit të Mosulit, ISIS ka plaçkitur 500 miliardë dinarë irakianë, shumë kjo që është e barabartë me 330 milionë dollarë amerikanë), si dhe trafikimi i mallrave të ndryshëm përbëjnë burimet më të rëndësishme financiare të ISIS. Në përgjithësi, të ardhurat e grupit ISIS janë rreth një milion deri në tre milionë dollarë në vit. Grupi takfirist ISIS nuk është vetëm një grumbullim mekanik i personave, sepse në këtë strukturë janë mbledhur individë me të kaluar të ndryshëm rreth një boshti të ideve dhe të menduarit të caktuar. Natyrisht duhet të kujtohet se ISIS në krahasim me grupet e tjera terroriste si Al Kaida, nuk ka baza të forta ideologjike. Me këtë përshkrim veprimet pragmatike dhe mashtruese të ISIS janë bërë shkak të mbulohet mangësia teorike nga forca vepruese e tij. ISIS ashtu si grupet e tjera të lëvizjes takfiriste, posedon baza të ndryshme teorike dhe ideologjike. Një prej kritereve themelore ideologjike të ISIS është protesta kundër status-kohës ose gjendjes ekzistuese. Nga pikëpamja e takfiristëve, myslimanët aktualisht janë zhytur në injorancë dhe ajo çfarë u bë shkak që ata të zhytën në injorancë, është të kuptuarit jo të drejtë ndaj Njëshmërisë. Besimi në Zotin Një dhe idhujtaria janë dy koncepte kyçe në diskursin e takfiristëve dhe sa më shumë që të kalojmë nga takfirizmi tradicional në takfirizmin bashkëkohor, sfera e Njëshmërisë bëhet më e ngushtë dhe në të kundërtën zgjerohet më shumë sfera e idhujtarisë dhe numri i personave të cilët shpallen jobesimtarë rritet gjithnjë e më shumë. Baza e bindjeve të ISIS në fushën e ateizmit dhe idhujtarisë gjendet tek grupi Khavarixh dhe Ibën Tejmije. Ata besojnë se ekziston dallim mes konceptit “Islam” dhe “Besim”, islami manifestohet me veprime konkrete si shqiptimi i dy shehadeteve, faljen e namazit, kryerjen e agjërimit, haxhit dhe të zekatit. Mirëpo besimi është çështje e bindjes zemërore dhe një koncept më i saktë ndaj Islamit. Xhihadi në jurisprudencën shiite posedon kushte të tilla si prania ose leja e imamit masum (a.s.) ose e përfaqësuesit të tij dhe ka dallime të veçanta me xhihadin në jurisprudencën klasike sunite. Xhihadi i cili bëhet nën udhëheqjen e sunduesve tiranë, konsiderohet i palejuar, kurse xhihadi në ideologjinë e takfirizmit të ri posedon një rëndësi të veçantë, deri në atë masë saqë atë e konsiderojnë më të rëndësishëm se sa veprat e tjera adhuruese si namazi, agjërimi dhe haxhi. Ata besojnë se myslimanët të cilët nuk bëjnë Xhihad në praktikë dhe në teori, janë larguar nga Islami. Takfiristët me perceptim të gabuar nga koncepti i xhihadit dhe nën flamurin e tij, e kanë shenjtëruar terrorin. Sipas bindjes së takfiristëve, të qenurit rob i Zotit nuk mund të realizohet pa xhihad, për arsye se xhihadi është shkalla më e lartë e të qenurit rob i Zotit. Prandaj, takfiristët gjithnjë bëjnë përpjekje që ta shndërrojnë xhihadin në çështjen kryesore për të gjithë njerëzit në shoqëritë e myslimanëve sunitë duke e nxjerrë atë nga përkufizimi vetëm për një shtresë të veçantë. Takfiristët modernë pasi një pjesë të madhe të myslimanëve dhe të tjerëve e kanë shpallur si të dalë nga feja, e konsiderojnë obligim fetar vrasjen e tyre. Ata këtë vrasje e quajnë xhihad. Takfisitët për vrasjen e myslimanëve jo selefistë, sidomos për vrasjen e myslimanëve shiitë, nuk kursejnë kurrfarë mjeti dhe forme, prandaj në këtë mënyrë e arsyetojnë edhe vrasjen e civilëve dhe të qytetarëve të pafajshëm duke sajuar arsyetime në bazë të Sheriatit Islam.