Ekipi kombëtar iranian i basketbollit në finale të Challenge Cup
Shtator 18, 2016 03:15 Europe/Tirane
Ekipi kombëtar iranian i basketbollit duke mposhtur në gjysmëfinale ekipin e Jordanisë arriti në finale të Challenge Cup të Azisë që organizohet në Teheran.
Ekipi iranian u përball me rivalin e tij tradicional Jordaninë dhe arriti të fitojë me rezultatin 74:63. Në finale ekipi iranian i basketbollit do të ndeshet me Korenë e Jugut. Nga ana tjetër, mësohet se ekipi i volejbollit i Forcave të Armatosura të Iranit fitoi ndaj ekipit të Ushtrisë Popullore të Kinës me rezultat 3:1 dhe arriti në finale të Kupës së Botës të forcave të armatosura.
Tags