Kandidati për president i SHBA, nuk njeh asnjë lider shteti!!
(last modified Thu, 29 Sep 2016 19:34:26 GMT )
Shtator 29, 2016 21:34 Europe/Tirane
  • Kandidati për president i SHBA, nuk njeh asnjë lider shteti!!

Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, Gary Johnson, nuk ka qenë në gjendje të përmend emrin e ndonjë udhëheqësi të huaj, edhe pse një i rast ngjashëm i kishte ndodhur tri javë më parë, kur deklaroi se nuk ka kurrfarë informacioni për qytetin sirian Aleppo.

Liberali Johnson kishte mbetur gojëhapur gjatë një emisioni televiziv në MSNBC, kur gazetari insistoi që t’ia tregojë emrat e udhëheqësve shtetërorë që ai i konsideron si të preferuarit e tij. “Cili është burrështetasi i juaj i preferuar? Nga cilido kontinent apo vend qoftë, më thoni emrin e udhëheqësit që ju e respektoni dhe admironi”, e kishte pyetur gazetari Chris Matthews. Ndërkaq kolegu i Johnson, William Weld, që ishte ulur pranë tij është përgjigjur i pari duke thënë “i imi është Shimon Peres”. Por reagimi i gazetarit ishte i menjëhershëm i cili iu kundërpërgjigj, “po flasë për të gjallët, ai ka vdekur”, duke insistuar që Johnson t’i përgjigjet. “Duhet ta dini. Kudo qoftë, në cilindo kontinent. Në Kanada, Meksikë, Evropë, Azi, Amerikën Latine, Afrikë, më thoni emrin e një udhëheqësi të huaj që e respektoni”, ka shtuar gazetari. Por përgjigja e Johnson ishte e çuditshme, “mendoj se do të jetë sikurse me Aleppon”, duke aluduar në situatën e ngjashme që ishte gjendur, kur është përgjigjur në pyetjen e gazetarit lidhur me qytetin sirian ku kishte thënë “Çfarë është Aleppo?”

Tags