Amerika dhe Rusia kundër kufizimit të së drejtës së vetos
(last modified Tue, 08 Nov 2016 12:33:31 GMT )
Nëntor 08, 2016 13:33 Europe/Tirane
  • Amerika dhe Rusia kundër kufizimit të së drejtës së vetos

Rusia dhe Amerika kanë refuzuar kufizimet për të drejtën e vetos në vendimet e KS të OKB.

Agjencia Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Franca dhe Anglia kanë paraqitur një projektrezolutë me të cilën kanë propozuar ndryshime në procesin e shfrytëzimit të së drejtës së vetos të cilën mund ta shfrytëzojnë pesë vendet anëtare të përhershme për të penguar miratimin e rezolutave të rëndësishme, mirëpo Rusia dhe Amerika e kanë quajtur të papranueshëm këtë propozim. Vladimir Safronov, zv/përfaqësuesi i delegacionit të Rusisë në AP të OKB, ka deklaruar se Moska e konsideron të papranueshëm çfarëdo propozimi që synon të kufizojë kompetencat e anëtarëve të përhershëm të KS të OKB. Delegacioni përfaqësues i Kinës në OKB gjithashtu ka deklaruar se nuk duhet të paraqiten propozime të "papjekura" për ndryshime në KS të OKB. Ndërkohë, pesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB në mbledhjen e zhvilluar kanë kërkuar shtimin e numrit të anëtarëve të këtij Këshilli.

Tags