Premtimi i Rashicës për ndeshjen me Kroacinë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i29986-premtimi_i_rashicës_për_ndeshjen_me_kroacinë
Milot Rashica ka folur para sfidës kualifikuese ndaj Kroacisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 03, 2016 21:51 Europe/Tirane
  • Premtimi i Rashicës për ndeshjen me Kroacinë

Milot Rashica ka folur para sfidës kualifikuese ndaj Kroacisë.

Mesfushori me tipare sulmuese i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se pret një ndeshje të fortë, pasi kombëtarja e Kroacisë ka shumë kualitet. Megjithatë, sipas Rashicës, ai dhe bashkëlojtarët e Përfaqësueses do të japin më të mirën për të marrë rezultat pozitiv. “Te gjithë e dimë se çfarë kualiteti ka Kroacia, por ne do të japim më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv”, ka thënë Rashica pas stërvitjeve të sotme. Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me 6 tetor me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi”.