Gjiri i përjetshëm Persik
Gjiri Persik është një prej hapësirave më të vjetra detare të botës që nga aspekti politik, ekonomik dhe shoqëror ka një rëndësi strategjike të madhe dhe të pashoqe.
Emri i Gjirit Persik daton mijëra vite më parë dhe ky rajon në të gjitha periudhat historike është njohur me këtë emër. Mirëpo në shekullin 20 disa vende për të realizuar qëllimet e tyre politike kanë përdorur një emër të pavërtetë për emërimin e Gjirit Persik, gjë që ka shkaktuar tensioneve mes vendeve rreth Gjirit Persik. Republika Islamike e Iranit në bazë të dokumenteve dhe dëshmive historike ka vërtetuar në nivel botëror që emri i Gjirit Persik është plotësisht i dokumentuar, historik dhe i vërtetë dhe për të manifestuar emrin e vërtetë dhe të përhershëm të Gjirit Persik në Këshillin e Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit është miratuar që data 10 ordibehesht e kalendarit iranian që përkon me 30 prill dhe me përvjetorin e dëbimit të forcave portugeze nga ngushtica Hormuz në vitin 1621, të shpallet Dita Kombëtare e Gjirit Persik në Iran. Si një nga komponentët kryesorë të ekuacioneve politike dhe ekonomike në botë, Gjiri Persik ka rrënjë të thella në historinë e lashtë të Iranit dhe ka qenë prej kohësh një simbol i rezistencës së iranianëve kundër kolonializmit. Si gjiri i tretë më i madh në botë, sipërfaqja e tij është 240.000 kilometra katrorë dhe përfshin ishujt iranianë, Khark, Kish, Abu Musa, Tunbi i Madh, Tunbi i Vogël, Keshm dhe Levan.
Për shkak të pozicionit të tij gjeografik dhe qasjes së tij në dete të hapura, Gjiri Persik ka rëndësi të madhe midis vendeve dhe qeverive, kështu që një numër i madh i tyre kanë provuar në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë historisë për të dominuar atë duke vendosur forcat e tyre në këtë rajon. Një shembull i pushtimeve të tilla është dominimi portugez mbi brigjet jugore të Iranit në Gjirin Persik për një periudhë prej 117 vjetësh që përfundimisht përfundoi në vitin 1622 nga Imam Kuli Khan, guvernator i provincës Fars gjatë sundimit të Shah Abas I, i dinastisë Safavite në ditën e 10-të të muajit të dytë të kalendarit iranian (Ordibehesht) që i bie më 30 prill. Gjiri Persik nga lindje nëpërmjet ngushticës Hormoz dhe Detit Oman lidhet me Oqeanin Indian dhe Detin Arab, ndërsa nga perëndimi kufizohet deltën e lumit Arvand i cili është bashkim i lumit Tigër, Eufrat dhe Karun. Gjiri Persik ka kufij të përbashkët me perandorinë antike të Iranit dhe shtetet arabe si Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Omani dhe Iraku. Për shkak të resurseve të pashtershme të naftës dhe gazit në Gjirin Persik dhe në bregdetin e tij, ky korridor ujor në nivel ndërkombëtar konsiderohet një rajon shumë i rëndësishëm dhe strategjik. Korridori ujor që ndan Iranin nga Gadishulli Arabik në bazë të të gjitha dokumenteve historike dhe gjeografike që nga periudha antike dhe bashkëkohore si dhe me anë të deklaratave të OKB (miratimi i datës 5 mars 1975 dhe i datës 1 janar 1999), është quajtur “Gjiri Persik”. Edhe në të gjitha burimet historike dhe gjeografike të cilat janë shkruar para vitit 1960, ky korridor detar është quajtur Gjiri Persik ose Deti Persik. Megjithëkëtë pas vitit 1960 janë bërë disa përpjekje nga disa nacionalistë ekstremë arabë për të ndryshuar emrin e këtij rajoni nga Gjiri Persik në Gjirin Arab të cilat nuk kanë pasur bazë shkencore. Kjo është në kohën kur këto nacionalistë ekstremë arabë kurrë nuk kanë bërë përpjekje për të ringjallur emrin e vjetër të Gjirit Arab i cili aktualisht quhet Deti Kuq. Siç duket, këto përpjekje të bëra për ndryshimin e emrit të Gjirit Persik në Gjirin Arab kanë lidhje të ngushta me fenomenin e kolonializimit dhe depërtimin e tij në lëvizjen e nacionalizmit arab. Mbështetje e qarqeve kolonialiste perëndimore ndaj ndryshimit të emrit të Gjirit Persik nuk është ndonjë fenomen i cili mund të anashkalohet me lehtësi. Kjo është në kohën kur dëshmitë dhe dokumentet ndërkombëtare dëshmojnë qartë këtë realitet që Gjiri Persik përgjatë gjithë historisë është njohur me këtë emër. Gjiri Persik nuk është një emër të cilin e kanë vendosur vetë iranianët mbi këtë korridor ujor, por këtë rajon e kanë quajtur me këtë emër fqinjët e popullit persian që nga kohët e lashta ose vendet të cilat kanë pasur lidhje të ngushta me iranianët. Në burimet e vjetra greke dhe romake të shekullit shtatë dhe tetë para erës së re, shumë historianë kanë përdorur emrin Gjiri Persik për përshkrimin e këtij rajoni.
Në burimet historike dhe gjeografike të periudhës pas islame, Gjiri Persik është shënuar me emra “Deti Pars”, “Deti Persik”, “Gjiri Persik” dhe “Gjiri Pars”. Historiani i parë islam që ka përdorur emrin “Deti Fars” është Abul-Kasim Ubejdullah bin Abdullah bin Ahmed bin Khardadbeh i cili në librin e tij “Al-Mesalik va Al-Memalik” ka shkruar: “Deti Pars i cili është një det i madh i cili nuk ka batica dhe zbatica, përveç dy herë në vit”. Abu Bekr bin Muhamed bin Is’hak i njohur me emrin “Fakih”, në librin e tij “Mokhtesar Al-Boldan” të cilin e ka shkruar në vitin 279 hixhri kameri, duke përshkruar Detin Pars, shkruan: “Dije që Deti Pars dhe Indi sa i përket bashkëngjitjes, që të dy janë një det”. Abu Ali Ahmed bin Omar bin Raste i cili ka shkruar librin e tij me titull “Takvimul-Buldan” e ka shkruar në vitin 290, rreth Gjirit Persik ka shkruar: “Por Deti Indian është skaj një gjiri në rajonin Pars i cili quhet Gjiri Persik dhe mes dy këtyre gjirive do të thotë Gjirit të Kuq dhe Gjirit Persik gjendet territori i Gadishullit Arabik, Arabia, Jemeni dhe vendet e tjera arabe”. Ibë Hukal në librin e tij “Suvarul-Ard”, Gjirin Persik e quan me emrin Deti Fars. Në librin “Hududul-Alam minel-mashrik ilal-maghrib” i cili është libri më i vjetër gjeografik i shkruar në gjuhën persiane, gjithashtu është përshkruar edhe Gjiri Persik. Në shekullin 20 me zhvillimin e shkencës së gjeografisë sëbashku me publikimin e shumë hartave në gjuhë të ndryshëm, emri Gjiri Persik është bërë një temë botëror. Ky korridor ujor në gjuhën persiane gjuhët Khalixhe Fars, në gjuhën arabe gjuhet Al Khalixh Al-Farisi, në gjuhën angleze quhet Persian Gulf, në gjuhën franceze gjuhet Golf Persique në gjuhën turke quhet Farhor Farzi dhe në këtë mënyrë gjuhet e tjera të botës me përbërjen e një fjale me kuptim “Gjiri” dhe emri “Persik”. Burimet historike në gjuhën arabe janë burimet më të pasura nëpërmjet të cilave mund të njihemi me Gjirin Persik. Edhe në burimet historike dhe gjeografike të shkruara në gjuhën arabe emri i Gjirit Persik përmendet në këtë mënyrë. Autorët bashkëkohor arabë si Xhorxhi Zejdan dhe Filip Hata në librat e tyre vazhdimisht kanë përdorur emrin Gjirit Persik. Xhorxhi Zejdan 11 herë ka përdorur këtë emër dhe Filip Hata 17 herë ka përdorur emrin Gjirin Persik. Enciklopedia me titull “Al-Munxhid” që konsiderohet një prej enciklopedive më të njohura të botës arabe gjithashtu ka përdorur emrin Gjiri Persik për të emëruar këtë rajon. Dr. Nufel Misri në një artikull të tij i ka qortuar ashpër përpjekjet që bëhen për ndryshimin e emrit të Gjirit Persik. Ai pastaj në librin e tij rreth vendeve sheike arabe të Gjirit Persik që u publikua në vitin 1952, në të gjitha rastet ka përdorur emrin Gjiri Persik. Ali Hamidan, autor i njohur arab, në librin e tij me titull “Sulltanët e floririt të zi” që është botuar në Paris, në të gjitha rastet gjithashtu ka përdorur emrin Gjiri Persik. Në këtë mënyrë kanë vepruar edhe shumë shkrimtarë dhe autorë të njohur arabë si Estakhri, Masudi, Mukadasi, Kharizmi, Jakut Hamavi dhe të tjerë.
Në vitin 1892 lord Karzan, ish-ministër i jashtëm i Anglisë, në librin “Irani dhe Çështja e Iranit” gjithashtu vazhdimisht ka përdorur emrin Gjiri Persik. Wiliam Roxhers, ish-sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu në një raport të vitit 1971 rreth politikës së jashtme të SHBA-ve, gjithashtu ka përdorur emrin Gjiri Persik. Edhe Bërzinski, ish-këshilltar i presidentit amerikan, në librin e tij “Gameplan”, ka përdorur vazhdimisht emrin Gjiri Persik. Kort Valdhaim, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB, në librin e tij “Pallati politik prej xhami”, gjithashtu ka përdorur emrin Gjirin Persik duke folur rreth luftës imponuese mes Irakut dhe Iranit. Emri i Gjirit Persik gjithashtu përdoret edhe në qendrat më të njohura botërore si në Bibliotekën e Kongresit të Amerikës dhe në Bibliotekën Argo të Nju Jorkut ekzistojnë mbi 300 harta historike në të cilat është përdorur Gjiri Persik. Gjithashtu në bibliotekat dhe arkivat e Londrës gjithashtu ekzistojnë mbi 300 harta në të cilat është përdorur emri Gjiri Persik. Në ligjet ndërkombëtare dhe në Konferencës së Gjenevës si konferenca e parë rreth të drejtave të deteve në vitin 1975, vetëm 20 rajone në botë kanë plotësuar kriteret për tu përfshirë në përkufizimin e të drejtave ndërkombëtare të deteve dhe një prej këtyre rajoneve është Gjiri Persik. OKB është i vetmi autoritet ndërkombëtar në të cilën janë anëtarësuar 22 vende arabe dhe të Gjirit Persik, e cila në dokumentet e saj zyrtare vazhdimisht ka përdorur emrin Gjiri Persik. Në konventën e OKB për të drejtat e deteve e datës 1 dhjetor 1982 është përcaktuar se sundimi i Gjirit Persik i përket Republikës Islamike të Iranit. Sekretaria e OKB përdor gjithashtu emrin Gjiri Persik për të emëruar korridorin ujor mes Iranit në veri dhe lindje dhe të disa vendeve arabe në jug dhe perëndim. Ky qëndrim i sekretarisë së OKB është në përputhje me një normë të vjetër të publikimit të atlaseve dhe fjalorëve gjeografik. Gjithashtu më datë 10 gusht 1984, OKB emrin zyrtar të këtij korridori ujor e ka deklaruar “Gjiri Persik”. Duke studiuar dhe shqyrtuar dokumentet dhe burimet e ndryshme historike mund të kuptojmë identitetin mijëra vjeçar të Gjirit Persik. Në të gjitha burimet e vjetra historike si dhe në të gjitha burimet e vlefshme bashkëkohore dhe në të gjitha gjuhët e botës përdorët emri Gjiri Persik për të emëruar këtë korridor ujor. Realiteti është ky që emri i Gjirit Persik gjithmonë do të mbetet Gjiri Persik dhe asnjë vend nuk mund ta ndryshojë të vërtetën dhe të zhduk këtë emër. Zhan Zhak Perini në librin e tij me titull “Gjiri Persik”, ka shkruar: “Shumë popuj kanë sunduar brigjet e Gjirit Persik dhe kanë sunduar në këto rajone, por më në fund mbaroi koha e tyre dhe ata u zhduken. Populli persian është i vetmi popull që me maturinë e tij ka qëndruar gjatë gjithë historisë dhe akoma qëndron në këto rajone dhe ka ruajtur deri më tani trashëgiminë e sundimit të tij në këto vise”.