Peshëngritësi iranian thyen rekordin botëror
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i59801-peshëngritësi_iranian_thyen_rekordin_botëror
Peshëngritësi iranian Sohrab Moradi ka thyer një rekord botëror që ekzistonte prej 18 vjetësh dhe ka mposhtur peshëngritësin gjeorgjian Kakhi Kakhashvili, pasi ai ka ngritur një total prej 413 kilogramësh dhe ka vendosur një rekord të ri botëror në peshë 94 kilogramë në edicionin e 5-të të Lojërave dhe Arteve Marciale të Azisë në Turkmenistan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 23, 2017 23:25 Europe/Tirane
  • Peshëngritësi iranian thyen rekordin botëror

Peshëngritësi iranian Sohrab Moradi ka thyer një rekord botëror që ekzistonte prej 18 vjetësh dhe ka mposhtur peshëngritësin gjeorgjian Kakhi Kakhashvili, pasi ai ka ngritur një total prej 413 kilogramësh dhe ka vendosur një rekord të ri botëror në peshë 94 kilogramë në edicionin e 5-të të Lojërave dhe Arteve Marciale të Azisë në Turkmenistan.

Kakhashvili kishte vendosur rekordin e mëparshëm prej 412 kilogramësh gjatë Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në 1999 në Pireus, Greqi. Sportisti 28 vjeçar iranian, i cili fitoi medaljen e artë në peshën 94 kilogramë në Lojërat Olimpike të Rio 2016, ngriti 185 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe 228 kilogramë në stilin e shtytjes.