Kupa e Botës FIFA U-17, Irani në gjysmëfinale
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i61608
Ekipi kombëtar i futbollit nën moshën 17 vjeç, ka mposhtur Meksikën në raundin e çerekfinales së Kupës së Botës FIFA U-17 që zhvillohet në Indi dhe ka kaluar në nivelin e ardhshëm të turneut.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 17, 2017 18:57 Europe/Tirane
  • Kupa e Botës FIFA U-17, Irani në gjysmëfinale

Ekipi kombëtar i futbollit nën moshën 17 vjeç, ka mposhtur Meksikën në raundin e çerekfinales së Kupës së Botës FIFA U-17 që zhvillohet në Indi dhe ka kaluar në nivelin e ardhshëm të turneut.

Të martën, futbollistët e rinj iranianë mposhtën ekipin meksikan me rezultat 2-1 në një ndeshje çerekfinale të luajtur në stadiumin multifunksional Fatorda, në qytetin indian të Margaos. Mesfushori Muhamed Sharifi, shënoi golin e parë për Iranin në minutën e shtatë nga pika e penalltisë. Sajad dyfishoi epërsinë e Iranit katër minuta më vonë. Meksikanët u vendosën mirë pas 30 minutash, dhe filluan të kishin shanset më të mira. Ata testuan disa herë portierin iranian Ali Gholamzadeh. Roberto de la Rosa përfundimisht shënoi golin e ngushëllimit të Meksikës në minutën e 38-të. Ekipi kombëtar iranian i futbollit nën moshën 17 vjeç do të takohet me Spanjën në gjysmëfinale më 22 tetor.