Fati i Palestinës 100 vjet pas Deklaratës së Balfurit (2)
Toka e Palestinës si një thellësi strategjike e botës islame është pushtuar nga sionistët për gati 70 vjet dhe historia e saj e pasur është shtrembëruar nga shumë instrumente, duke përfshirë mediat dhe dominimin perëndimor dhe sionist të politikës botërore.
Falsiteti i regjimit sionist dhe projekti i ndërtimit të shtetit hebre në formën e Deklaratës së Balfurit është një temë që është trajtuar në mënyrë të përsëritur nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në raste të ndryshme dhe nga këndvështrime të ndryshme.
Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në 8 maj 1993, gjatë një takimi me autoritetet dhe organizatorët e Haxhit, trajtoi rrjedhën historike të okupimit të Palestinës dhe theksoi: “"Për çështjen e Palestinës, ajo që dua të them është se ekziston një pikë shumë të hidhur në këtë rast. Ndonëse të gjitha çështjet që kanë lidhje me Palestinën janë të hidhura, është e drejtë të thuhet se në propagandën globale, gjatë dyzet e pesë viteve të fundit që nga okupimi i Palestinës, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit, është përpjekur të dëshmohet se hebrenjtë që kanë ardhur në Palestinë dhe e kanë pushtuar atë janë njerëz të shtypur, me të drejta të shtypura. Kur sionistët dhe hebrenjtë rusë dëshironin të emigronin në Palestinë, nuk thonin se këta ishin uzurpatorë; se ata nuk ishin nga Palestina; se ata ishin nga Rusia; se ata ishin nga Ukraina, nga vendet evropiane dhe nga Amerika, dhe secili prej tyre kishte një vend, shtëpi, pasuri, para dhe jetë në vendet ku jetonin. Megjithatë, ata lëvizën drejt Palestinës për të marrë të drejtën e një palestinezi për të zotëruar një shtëpi, për të marrë në zotërim pasurinë dhe tokën e tij dhe për ta privuar atë nga e drejta për të krijuar familjen e tij. Ata nuk i thanë këto gjëra ... Kjo është ajo që ata bënë nga gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë vjet më parë e deri në ditët e sotme, ashtu siç bënë njëzet e pesë vjet para se ta pushtonin zyrtarisht Palestinën. Kur ata arritën në Palestinë në fillim, ata nuk thanë, "Ne po sjellim emigrantë në Palestinë”. Banorët e Palestinës me habi pyetnin se kush ishin ata? Duke gënjyer thonin "po sjellim ekspertë".
Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim theksoi:” Në një dokument të lëshuar nga Zyra e Jashtme Britanike botuar gjashtëdhjetë vjet më vonë, një nëpunës britanik i ngarkuar për të punuar në Palestinë në raportin e tij shkruan: ’... Ne i thamë popullit palestinez se ata që po mbërrijnë në Palestinë janë specialistë dhe inxhinierë, ata janë mjekë dhe ata po vijnë të ndërtojnë vendin tuaj! Kur ta kenë ndërtuar do të largohen’. I njëjti oficer anglez shkroi në një letër: ‘Por ne po i gënjejmë këta njerëz. Hebrenjtë, të cilëve u mungonte ekspertiza dhe profesioni, u morën nga e gjithë bota, dhe u dërguan në Palestinë dhe u dhanë atyre objekte, shtëpi, toka dhe gjithçka.’ Kjo për shkak se ata donin të dëbonin pronarët e vërtetë të Palestinës nga vendi dhe të legalizonin pushtimin, krimet dhe tiraninë."
Ekzistenca fiktive e një regjimi imagjinar të quajtur Izrael, i cili si oktapod ka uzurpuar shumicën e shtetit islamik palestinez, është një tumor kanceroz. Imam Khomeini (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, në raste të ndryshme, në fillim të flakës së Revolucionit Islamik dhe më pas, gjithmonë ka qenë i preokupuar nga çështja e Palestinës dhe ekzistenca e rreme e regjimit okupator të Kudsit si dhe ka analizuar procesin e krijimit të këtij regjimi dhe rrezikun e tij për myslimanët dhe vendet islamike.
Në mendimin revolucionar dhe çlirimtar të Imam Khomeinit, liria e popullit të Iranit dhe Palestinës ishin dy domosdoshmëri thelbësore që u ka kushtuar rëndësi të madhe në shumë vepra të shkruara, fjalime dhe fushata politike të tij. Gjatë viteve 1948-1967, gjatë periudhës së stabilizimit të ekzistencës së Izraelit, pas luftërave që ndodhën, Izraeli sinjalizoi se ekzistonte si një entitet i përcaktuar dhe i përhershëm dhe se askush nuk mund ta eliminonte atë. Por kur pas shfaqjes së revolucionit islamik në Iran, ndodhi intifada e parë palestineze, epoka e legjitimimit dhe e stabilizimit të regjimit sionist u përball me një sfidë serioze. Kulmi rezistencës anti-sioniste të Imamit dhe mbështetja e tij për popullin palestinez u pasqyrua në përkufizimin e "Ditës së Kudsit" si Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër Imperializmit, shtypjes dhe sionizmit. Në këtë iniciativë, Imam Khomeini e quajti të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit "Ditën Ndërkombëtare të Kudsit".
Në mendimin e Imamit, sionizmi ishte një rrezik i madh dhe islamofobia e sionizmit ishte elementi më i spikatur i kësaj lëvizjeje, nën mbrojtjen e fuqive koloniale. Nga këndvështrimi i tij, sionizmi është një lëvizje politike, koloniale, jofetare dhe e ndarë nga bashkësia hebraike. Kështu, me qëllim të ekspozimit të natyrës së regjimit sionist, Imami nuk u pajtua me Izraelin dhe sionizmin, por theksoi se ky kundërshtim nuk nënkupton armiqësi me fenë hebraike dhe popullin hebre.
Imam Khomeini e konsideron sionizmin një krijesë të sistemit kolonialist dhe arrogant, i cili është nën patronazhin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke nënvizuar lidhjen e sionistëve me kapitalistët më të mëdhenj të Perëndimit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ai tregon origjinën dhe shkakun e shfaqjes së Izraelit dhe thekson: "Izraeli u krijua nga bashkëpunimi dhe interesat e shteteve kolonialiste të Perëndimit dhe Lindjes, dhe u krijua për shtypjen dhe kolonializimin e kombeve islamike dhe sot Izraeli mbështetet dhe përkrahet nga të gjithë kolonizatorët. Britania dhe Shtetet e Bashkuara, me përkrahjen ushtarake dhe politike, duke i dhënë Izraelit armët e tyre të shkatërrimit në masë, nxitin agresionet e shfrenuara izraelite kundër arabëve dhe myslimanëve ".
Fakti është se shfaqja e regjimit sionist duhet të kërkohet në shtresat e fshehta të Deklaratës së Balfurit. Izraeli u krijua me qëllim që të luante një rol në shërbim të fuqive kolonialiste perëndimore në këtë rajon të rëndësishëm gjeopolitik dhe strategjike, dhe këtë e bënë britanikët. Themelimi i regjimit sionist u krye për të parandaluar unifikimin e botës arabe dhe islamike, dhe përderisa në zemrën e botës islame të ekzistojë regjimi sionist, do të jetë e pamundur të realizohet unifikimi i botës islame.