Rrëzimi me metoda politike, ana tjetër e luftës kundër regjimit sirian
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i64203-rrëzimi_me_metoda_politike_ana_tjetër_e_luftës_kundër_regjimit_sirian
Takimi i tetë i Gjenevës mbi krizën siriane filloi më 28 nëntor 2017, por ndërsa rrëzimi i regjimit sirian nga metodat ushtarake, veçanërisht nëpërmjet grupeve terroriste, u eliminua praktikisht, opozitarët dhe përkrahësit e opozitës siriane po përpiqen të përdorin mjetet politike për të rrëzuar regjimin sirian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 12, 2017 02:35 Europe/Tirane
  • Rrëzimi me metoda politike, ana tjetër e luftës kundër regjimit sirian

Takimi i tetë i Gjenevës mbi krizën siriane filloi më 28 nëntor 2017, por ndërsa rrëzimi i regjimit sirian nga metodat ushtarake, veçanërisht nëpërmjet grupeve terroriste, u eliminua praktikisht, opozitarët dhe përkrahësit e opozitës siriane po përpiqen të përdorin mjetet politike për të rrëzuar regjimin sirian.

Në këtë emision, do të shqyrtojmë metodat më të rëndësishme politike që janë përdorur nga opozitarët dhe përkrahësit e opozitës siriane gjatë shtatë viteve të fundit për të realizuar strategjinë e përmbysjes së regjimit sirian, si dhe strategjinë e tyre në kontekstin aktual të krizës.

Një nga arsyet më të rëndësishme për intensifikimin dhe zgjatjen e krizës siriane është mbështetja e kuartetit perëndimor-arab-hebraik-turk për opozitën siriane dhe përpjekjet e tyre për të përmbysur regjimin aktual, veçanërisht heqjen e Asadit nga struktura e pushtetit në Siri, që është edhe qasja e Turqisë ndaj kësaj krize. Që nga fundi i vitit 2016 e tutje, qëndrimi i Turqisë është moderuar në masë të madhe. Në të njëjtën kohë, me mbështetjen e plotë të grupeve terroriste në luftën kundër regjimit sirian, ky aks ndjek një luftë politike duke mbështetur opozitarët sirianë në mënyra të ndryshme. Metodat më të rëndësishme politike të përdorura për të përmbysur regjimin sirian mund të përmblidhen si më poshtë:

  1. Formimi i një grupi të quajtur Miqtë e Sirisë ishte propozimi i ish presidentit francez Nikolas Sarkozi. Formimi i këtij grupi, i marrë nga modeli libian dhe formimi i një qeverie kalimtare, synonte ushtrimin e presionit politik ndaj regjimit sirian, por ndryshe nga modeli libian, asnjëherë nuk çoi në formimin e një qeverie kalimtare, pasi ndryshe nga kriza libiane, në të cilën përputheshin interesant e të gjitha fuqive mëdha, kriza siriane shkaktoi një ndarje serioze dhe të dukshme ndërmjet fuqive rajonale dhe globale. Takimi i parë i grupit "Miqtë e Sirisë" që mblodhi përfaqësuesit e 70 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, u mbajt në mars 2012 në Tunizi, një vit pas fillimit të krizës siriane. Në konferencë, delegatët e Katarit dhe Arabisë Saudite propozuan ndërhyrjen ushtarake të vendeve arabe në Siri. Takimi i dytë në Stamboll u ndoq nga përfaqësues nga 83 vende dhe organizata ndërkombëtare. Në këtë takim u pranua armatosja e grupeve të opozitës që luftonin kundër regjimit sirian. Në këtë takim, ish-Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha: "Ne po përpiqemi të sigurohemi që këto armë të mos shkojnë në duart e grupeve ekstremiste", por në praktikë, këto armë ju dhanë grupeve radikale salafiste si ISIS dhe al-Nusra. Takimi i tretë i grupit "Miqtë e Sirisë" u mbajt në Paris me pjesëmarrje më të vogël krahasuar me dy takimet e mëparshme me përfaqësues nga më shumë se 50 vende. Takimet e radhës të miqve të Sirisë u organizuan në Hagë, Tokio, Rabat Doha, Aman, Londër, Paris, Riad dhe Stamboll. Këto takime, përveç qëllimit të krijimit të një qeverie kalimtare, gjithashtu koordinuan dhe integruan opozitën siriane. Në të njëjtën mënyrë, në takimin e gjashtë në kryeqytetin e Marokut, Rabat, u formua dhe u njoh zyrtarisht koalicioni i opozitës së bashkuar siriane, me në krye Ahmed Moaz al-Khatib. Në këtë kohë, Katari dhe Franca ambasadat siriane ia dorëzuan opozitës. Megjithatë, këto takime nuk arritën rezultatet e pritura, si formimin e një qeverie kalimtare dhe koordinimin, integrimin dhe zgjidhjen e mospajtimeve midis opozitarëve të regjimit sirian.
  2. Takime ndërkombëtare me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB në Gjenevë

 

Një metodë tjetër e përdorur nga opozita siriane për të rrëzuar regjimin, metodë që ende po e përdor, është organizimi i takimeve në Gjenevë, Zvicër. Takimi i parë i Gjenevës u mbajt vetëm tre muaj pas takimit të parë të miqve të Sirisë. Takimi i Gjeneva-1 u mbajt në qershor 2012 me praninë e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, Turqisë dhe disa vendeve arabe dhe pa praninë e Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite. Kritika më e rëndësishme ndajtakimit ishte se për krizën siriane u shkrua një recetë në formën e një Deklarate të Gjenevës, ku më e rëndësishmja ishte krijimi i një qeverie kalimtare në Siri pa praninë e Bashar Asadit. Prandaj, kjo deklaratë nuk u pranua asnjëherë nga qeveria siriane dhe disa nga aleatët e saj, përfshirë Republikën Islamike të Iranit. Raundi i dytë i takimit u mbajt 18 muaj më vonë më 22 janar 2014, në qytetin Montroy, Zvicër. Tipari më i rëndësishëm i takimit ishte se ndërsa Kombet e Bashkuara fillimisht e ftuan Republikën Islamike të Iranit për të marrë pjesë në takim, presioni nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende arabe çoi në tërheqjen e ftesës së OKB për Iranin. Ky veprim i OKB-së ka bërë që shumë analistë të besojnë se Gjeneva 2 dështoi para fillimit të saj. Analistë të tjerë e kanë quajtur Iranin "i munguari i pranishëm" në Gjenevë, sepse pesha e Republikës Islamike të Iranit në krizën siriane ishte aq e lartë, saqë një vendim për këtë krizë nuk mund të ishte i mundur pa praninë e Iranit. Rrjedhimisht, në takimin e Gjeneva 3, që u mbajt në Gjenevë më 2 maj të vitit 2015, Republika Islamike e Iranit u ftua për herë të parë në bisedime. Viti 2017 mund të konsiderohet si një vit tepër intensiv politik për krizën siriane, sepse përveç bisedimeve që u zhvilluan në Astana me iniciativën e tre vendeve Rusisë, Iranit dhe Turqisë, si dhe me praninë e regjimit sirian dhe kundërshtarëve të tij, këtë vit u zhvilluan gjithashtu edhe pesë raunde të bisedimeve të Gjenevës. Bisedimet e Gjenevë 4 zhvilluan në shkurt, Gjenevë 5 në mars, Gjenevë 6 në Maj dhe Gjenevë 7 në korrik 2017. Pika e rëndësishme është se takimi Gjeneva 4 e deri në Gjeneva 7 u zhvilluan nën ndikimin e bisedimeve të Astanasë, si dhe të fitoreve në terren të regjimit sirian dhe aleatëve të tij.

 

Pse bisedimet e Gjenevës nuk e zgjidhin dot krizën politike siriane?

 

Ndërsa ISIS në Siri humbi pothuajse të gjitha territoret nën kontrollin e tij dhe ushtria siriane dhe aleatët kontrollojnë këto zona dhe kur është e sigurt shpërbërja e grupeve të tjera terroriste në muajt e ardhshëm, negociatat politike, veçanërisht bisedimet e Gjenevës, nuk po ecin si zhvillimet siriane në fushën e sigurisë. Mund të thuhet se bisedimet e Gjenevës nuk mund të japin rezultatin e ndalimit apo reduktimit të krizës siriane. Arsyeja e parë është se natyra e bisedimeve të Gjenevës ka të bëjë me pushtetin e ardhshëm të Sirisë dhe me çështjet si kushtetuta e re, formimi i qeverisë së tranzicionit dhe organizimi i zgjedhjeve. Vendimi për ndonjë nga këto çështje do të përcaktojë peshën e palëve në strukturën e ardhshme të pushtetit në Siri. Megjithatë, çështja kryesore është se opozita siriane vazhdon të bëjë kërkesa të paarsyeshme në bisedimet e Gjenevës për të formuar një qeveri pa praninë e Bashar Asad. Ndërkohë, Bashar Asad e shpëtoi Sirinë nga rreziku i fragmentimit territorial nga grupet terroriste. Humbja e ISIS dhe e grupeve të tjera terroriste në Siri dhe ruajtja e integritetit territorial nuk do ishte e mundur pa praninë e Bashar Asadit në krye të pushtetit sirian. Opozita siriane kërkon "Sirinë pa Asadin" në një kohë që opozitarët janë në "situatën më të brishtë" kundrejt regjimit sirian. Konkluzioni është: Mund të pritet që ashtu si takimet e tilla si "Miqtë e Sirisë" që humbën karakterin e tyre dhe u dëshmuan joefektive, edhe bisedimet e Gjenevës me qasjen e vazhdueshme joracionale dhe të palogjikshme të opozitarëve dhe mbështetësve të tyre, do të arrijnë së shpejti pikën e përfundimit pa rezultat dhe kriza politike siriane të zgjidhet me bisedimet e Astanasë. Në këtë rast, jo vetëm fuqitë e mëdha të Perëndimit, por edhe Kombet e Bashkuara duhet të konsiderohen si “të dështuarit" në krizën siriane, sepse bisedimet e Gjenevës mbi Sirinë organizohen nën ombrellën e fuqive perëndimore dhe të Kombeve të Bashkuara.