FIFA paralajmëron futbollin grek për Grexit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i71051-fifa_paralajmëron_futbollin_grek_për_grexit
Federata e futbollit botëror FIFA të mërkurën tha se kampionati grek i prekur nga dhuna ishte në "skaj të greminës" dhe klubet greke përballen me përjashtimin nga garat ndërkombëtare nëse autoritetet nuk marrin masa të shpejta.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 14, 2018 20:04 Europe/Tirane
  • FIFA paralajmëron futbollin grek për Grexit

Federata e futbollit botëror FIFA të mërkurën tha se kampionati grek i prekur nga dhuna ishte në "skaj të greminës" dhe klubet greke përballen me përjashtimin nga garat ndërkombëtare nëse autoritetet nuk marrin masa të shpejta.

"Kjo sjellje na ka shtyrë që të vijmë këtu për të bërë rekomandime", tha Herbert Hubel, kreu i komitetit të FIFA-s i krijuar korrikun e kaluar për të monitoruar federatën greke të futbollit. "Grexit-i që dukej i largët nuk është më i tillë. Futbolli grek ka arritur në skaj të greminës", tha Hubel. Futbolli grek është prekur përherë nga dhuna dhe ndreqja e ndeshjeve, por një krizë e re shpërtheu të dielën pasi pronari i kampionëve, PAOK, hyri në fushë me një armë në brez. "Qëllimi i lojës është fitorja, por jo me forcën e armëve, kërcënime dhe shantazhe", tha Hubel.