Irani e fillon fuqishëm Kampionatin e Azisë, shpartallon Jemenin
Ekipi kombëtar i Republikës Islamike të Iranit e filloi fuqishëm Kampionatin e 17-të të Azisë, pasi në ndeshjen e parë të hënën në mbrëmje arriti fitore 5-0 ndaj Jemenit.
Ekipet kombëtare të futbollit të Iranit dhe Jemenit u takuan në grupin e katërt të Kupës së Konfederatës së Futbollit të Azisë, të hënën në stadiumin Mohammed Bin Zayed në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lojtarët e ekipit iranian të futbollit arritën të prezantonin një lojë spektakolare duke mposhtur Jemenin me rezultatin 5-0. Mehdi Taremi shënoi në minutat 12 dhe 25, Ashkan Dezhagah, në minutën e 23, Sardar Azmun në minutën e 53 dhe Saman Kodus në minutën e 78. Ekipi kombëtar i futbollit i Iranit do të ndeshet me ekipin kombëtar të Vietnamit të shtunën më 12 janar në ndeshjen e dytë të Kupës së Azisë në grupin D ku ndodhet dhe Iraku.