Mbulesa e Qabes u zëvendësua në ditën e Arafatit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i90123-mbulesa_e_qabes_u_zëvendësua_në_ditën_e_arafatit
Sot (e Shtunë), që përkon me ditën e Arafatit, pas larjes me esencë të lëngut të pastër të trëndafilit, u vendos mbulesa e re e Qabes.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 10, 2019 22:29 Europe/Tirane
  • Mbulesa e Qabes u zëvendësua në ditën e Arafatit

Sot (e Shtunë), që përkon me ditën e Arafatit, pas larjes me esencë të lëngut të pastër të trëndafilit, u vendos mbulesa e re e Qabes.

Siç raporton agjencia e lajmeve IRNA, myslimanët pas namazit të mëngjesit të sotëm në Xhaminë Al-Haram, ishin dëshmitarë të zëvendësimit të mbulesës së Qabes të endur me mëndafsh dhe ar të pastër. Mbulesa e Qabes është e përbërë nga 675 kg mëndafsh të pastër në ngjyrë të zezë për pjesën e jashtme dhe jeshile për pjesën e brendshme. 100 kilogram fije ari të pastër dhe 120 kilogram fije argjendi të pastër janë përdorur për të shkruar vargje kuranore mbi mbulesën e Qabes së Shenjtë. Çdo vit, në ditën e nëntë të muajit Dhil Haxhe, kur haxhinjtë janë në shkretëtirën e Arafatit, zëvendësohet mbulesa e Qabes.