Vazhdon zjarri i madh në portin e Bejrutit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100047-vazhdon_zjarri_i_madh_në_portin_e_bejrutit
Një zjarr i madh ka shpërthyer në portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik midis banorëve vetëm një muaj pasi një shpërthim masiv vrau më shumë se 190 njerëz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2020 04:55 Europe/Tirane
  • Vazhdon zjarri i madh në portin e Bejrutit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik midis banorëve vetëm një muaj pasi një shpërthim masiv vrau më shumë se 190 njerëz.

 Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në objekt, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i 4 gushtit kur gati 3,000 tonë nitrat amoni shpërthyen.  Një kolonë tymi i zi doli nga porti me flakë portokalli që kërcenin nga toka.  Ushtria tha se zjarri kishte përfshirë një depo gomash dhe nafte dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tij.  Helikopterët e ushtrisë gjithashtu po marrin pjesë në përpjekjet për të shuar zjarrin.  Banorët në panik thyen dritaret dhe thirrën njëri-tjetrin për t’i paralajmëruar ata për zjarrin e ri. Stacionet e TV lokale thanë se kompanitë që kanë zyra pranë portit u kanë kërkuar punonjësve të tyre të largohen nga zona.   Trupat libaneze mbyllën rrugën kryesore që kalon pranë portit duke devijuar trafikun në zona të tjera.  Shpërthimi i 4 gushtit vrau më shumë se 190 njerëz, u plagosën rreth 6,500 dhe dëmtuan mijëra ndërtesa në kryeqytetin libanez.   Pamja e një zjarri tjetër të madh një muaj më vonë krijoi panik në mesin e banorëve të traumatizuar nga shpërthimi i muajit të kaluar.