Bahrejni normalizon marrëdhëniet me regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100050-bahrejni_normalizon_marrëdhëniet_me_regjimin_sionist
Regjimi sionist dhe Bahrejni janë pajtuar sot të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike, pasi më herët ai normalizoi lidhjet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) muajin e kaluar, transmeton agjencia Fars e lajmeve.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Shtator 11, 2020 21:07 Europe/Tirane
  • Bahrejni normalizon marrëdhëniet me regjimin sionist

Regjimi sionist dhe Bahrejni janë pajtuar sot të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike, pasi më herët ai normalizoi lidhjet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) muajin e kaluar, transmeton agjencia Fars e lajmeve.

Marrëveshja e fundit u finalizua gjatë një telefonate midis kryeministrit sionist Beniamin Netanyahu dhe mbretit të Bahrejnit, Hamd bin Isa Al Khalifa, sipas një deklarate të përbashkët SHBA-Bahrein-Izrael të publikuar në Twitter nga presidenti amerikan Donald Trump. Në deklaratë përshëndetet marrëveshja si gjoja një "përparim historik" që "do të avancojë më tej paqen në rajon". "Hapja e dialogut dhe lidhjeve të drejtpërdrejta midis këtyre dy shoqërive dinamike dhe ekonomive të përparuara do të vazhdojë transformimin pozitiv të Lindjes së Mesme dhe do të rrisë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon", pretendohet në deklaratë.