Ambasadori palestinez në Manama u largua nga Bahrejni
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100079-ambasadori_palestinez_në_manama_u_largua_nga_bahrejni
Khaled Aref, ambasadori palestinez në Manama, u largua nga Bahrejni pas normalizimit të marrëdhënieve midis regjimit Al Khalifa dhe regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 13, 2020 10:06 Europe/Tirane
  • Ambasadori palestinez në Manama u largua nga Bahrejni

Khaled Aref, ambasadori palestinez në Manama, u largua nga Bahrejni pas normalizimit të marrëdhënieve midis regjimit Al Khalifa dhe regjimit sionist.

Aref ishte thirrur më parë për konsultime nga Ministri i Jashtëm i Autoritetit Autonom Palestinez Riyad al-Maliki. Mahmud Abbas, kreu i Autoritetit Autonom Palestinez, gjithashtu thirri ambasadorin palestinez nga Manamaja në shenjtë proteste ndajë marrëveshjes Izraelito-Bahrejnase për normalizimin e marrëdhënieve.  Grupet dhe personalitetet palestineze e quajtën përpjekjen e regjimit Al-Khalifa për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist një tradhti ndaj kauzës palestineze dhe bashkëpunim në zbatimin e "marrëveshjes së shekullit". Presidenti i SHBA Donald Trump të Premten në mbrëmje (11 Shtator) njoftoi normalizimin e marrëdhënieve midis Bahrejnit dhe regjimit sionist dhe njoftoi se Bahrejni dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre.