Abdul’malek Houthi: Jemi në një fazë të rrezikshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100105-abdul’malek_houthi_jemi_në_një_fazë_të_rrezikshme
"Ne jemi në një fazë të rrezikshme", tha udhëheqësi i lëvizjes Jemenase Ansarullah, duke iu referuar rolit shkatërrues të regjimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite në rajon.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 14, 2020 21:22 Europe/Tirane
  • Abdul’malek Houthi: Jemi në një fazë të rrezikshme

"Ne jemi në një fazë të rrezikshme", tha udhëheqësi i lëvizjes Jemenase Ansarullah, duke iu referuar rolit shkatërrues të regjimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite në rajon.

" Ne jemi në një fazë devijimi të udhëhequr nga regjimet e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe .Ne jemi në një fazë të rrezikshme," tha Abdul’malek Houthi, udhëheqësi i lëvizjes Jemenit Ansarullah, sipas Al-Mayadin. Udhëheqësi i lëvizjes jemenase Ansarullah theksoi: "Roli i regjimeve të Arabisë Saudite dhe Emirate në rajon është shkatërrues dhe ata janë duke qëndruar pranë armiqve". "Ne kemi arritur një fazë në rajon ku disa regjime janë në krah të armikut dhe kundër simboleve të shenjta" tha ai. Shërimi që bëjnë në këtë fazë, regjimet e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe regjimeve të ngjashme, janë një rrezik për Umetin Islamik. Abdul’malek Houthi tha se regjimet e Arabisë Saudite dhe Emiratet Bashkuara Arabe se bashku me regjimin e Bahrejnit janë të gatshëm të kryejnë çdo komplot kundër rajonit. Ata nuk do të hezitojnë të qëndrojnë përkrah armiqve të Umetit Islamik në çdo komplot. Normalizimi i marrëdhënieve midis regjimeve mercenare dhe sionistëve është kthyer nga marrëdhënie sekrete në marrëdhënie  publike dhe kjo është në përputhje me procesin e veprimeve kundër kombeve të Umetit Islamik.