Sulmohet një bazë ushtarake amerikane në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100138-sulmohet_një_bazë_ushtarake_amerikane_në_bagdad
Disa media irakiane raportuan për një sulm me raketa në seksionin ushtarak të Ambasadës Amerikane në Bagdad.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2020 16:40 Europe/Tirane
  • Sulmohet një bazë ushtarake amerikane në Bagdad

Disa media irakiane raportuan për një sulm me raketa në seksionin ushtarak të Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Saberin News e lidhur me forcat e rezistencës irakiane të Mërkurën njoftuan, se Ambasada amerikane në Irak u vu në shënjestër nga një raketë e përparuar dhe marinsat amerikanë mbyllën dyert e ambasadës pasi dëgjuan një shpërthim të fortë. Agjencia irakiane e lajmeve Sumaria News gjithashtu raportoi se një raketë goditi zonën e gjelbër të Bagdadit. Një video e lëshuar nga zona afër Zonës së Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhet Ambasada Amerikane, tregon se është aktivizuar alarmi i sulmeve me raketa nga Ambasada e SHBA. Burimet zyrtare irakiane nuk kanë lëshuar ende një raport mbi sulmin dhe dëmtimin e mundshëm të tij. Ambasada e SHBA në zonën e mbrojtur të Bagdadit, e njohur si Zona e Gjelbër, është nën masat më të rrepta sigurie. Dy raketa katjusha u qëlluan në drejtim të ambasadës amerikane në Zonën e Gjelbër të Bagdadit të martën herët në mëngjes. Ambasada amerikane në Zonën e Gjelbër të Bagdadit u vu në shënjestër me disa raketa katjusha katër herë gjatë këtij muaji.