Neutralizohet një sulm I ISIS në Selahudin
Forcat popullore Hashd Shaabi në Irak kanë neutralizuar një sulm të terroristëve të ISIS në provincën Selahudin.
Grupi i terroristëve të ISIS kishte nisur një sulm në rajonin Sharkat , pjesë e provincës Selahudin. Ky sulm është kontrolluar nga brigada 41 e forcave popullore Hashd Shaabi. Forcat popullore të Irakut së bashku me ushtrinë irakiane kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS dhe plagosur 23 prej tyre në provincën Selahudin. Zëdhënësi i MPM të Irakut ka thënë se forcat ushtarake të Irakut në një operacion special kanë arritur të çlirojnë 10 fshatra dhe rajonet përreth zonës Sherkat në veri të provincës Selahudin, të cilët mbaheshin të pushtuar nga terroristët e ISIS. Në këtë operacion janë vrarë shumë terroristë të ISIS. Një zyrtar irakian tha se forcat irakiane të sigurimit janë të gatshme për të çliruar qytetin Sharkat dhe për të ndërprerë rrugët e lidhjes dhe furnizimit të terroristëve takfiristë. Ndërsa komandanti i forcave popullore të Irakut gjithashtu ka thënë se çlirimi i qytetit Sharkat do të jetë më i lehtë se operacioni për çlirimin e qyteteve të tjera. Ai tha se forcat irakiane të mbështetur nga forcat ajrore kanë çliruar të gjitha rajonet dhe fshatrat në juglindje të provincës Selahudin dhe janë duke pastruar rajonet e çliruara të këtij rajoni.