Ra’jul-Jeum: Arabët në radhë për rifillimin e marrëdhënieve me Damaskun
Një media arabe në një raport të saj ka vë në dukje praninë e ambasadorit të Omanit në Damask dhe ka shkruar për përpjekjet e arabëve për rifillimin e marrëdhënieve me Sirinë.
Gazeta “Ra’jul-Jeum” në një artikull të saj duke vë në dukje dorëzimin e letrave kredenciale të ambasadorit të Omanit në Damask në një takim me Valid Moalem, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë gjatë ditës së kaluar, ka shkruar: “Mbretëria e Omanit ka dërguar ambasadorin e vet në Siri që të jetë shteti i parë arab që ridërgon ambasador në Siri nga mesi i shteteve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik që pasi këto vende në vitin 2012 ose kanë reduktuar nivelin e marrëdhënieve të tyre me Damaskun ose kanë mbyllur tërësisht përfaqësitë e tyre diplomatike”.
Kjo media arabe shkruan: “Omani është një prej shteteve të pakta arabe që ka ruajtur marrëdhëniet e veta me Sirisë pas zhvillimeve të vitit 2011 në Siri pavarësisht presioneve të Amerikës dhe aleateve të tjerë të tij në Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik. Omani ka mbajtur të hapur ambasadën e vet në Damask dhe Sulltan Hejtham bin Tarik që prej kur e ka marrë pushtetin në janarin e kaluar në Oman, ka theksuar vendosjen e marrëdhënieve miqësore me të gjitha vendet. Kjo është në kohën kur disa shtete arabe po kërkojnë të bëjnë pajtim me Damaskun. Megjithëkëtë në mesin e vendeve të rajonit, Emiratet e Bashkuara Arabe janë mbështetëse të grupeve terroriste kundër qeverisë së Damaskut në Siri dhe pavarësisht se roli i tyre ishte më i vogël se sa ai i Arabisë Saudite dhe Katarit në mbështetje ndaj grupeve militante opozitare në Siri, mirëpo deri më tani akoma nuk kanë rifilluar marrëdhëniet e veta me Sirinë. Kuvajti ka thënë se nëse do të arrihet një pajtim në Ligën Arabe në të cilën anëtarësimi i Sirisë është pezulluar që nga viti 2011, atëherë do ta hapë ambasadën e vetë në Damask”.