Qerbelaja pret 12 milion pelegrinë në Arbainin Huseinian
(last modified Thu, 08 Oct 2020 18:17:06 GMT )
Tetor 08, 2020 20:17 Europe/Tirane
  • Qerbelaja pret 12 milion pelegrinë në Arbainin Huseinian

Myslimanët në të gjithë botën përkujtuan Arbainin, ditën e 40-të pas martirizimit të Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë Imam Husenit (as) mes kufizimeve të lidhura me koronavirusin të vendosura nga Iraku mbi numrin e pelegrinëve të huaj.

Me përfundimin e ritualit të Arbainit Huseinian në Qerbela, burimet e sigurisë të Irakut njoftuan se megjithë epideminë e virusit Corona numri i të pranishmëve në ngjarjen e këtij viti ishte më shumë se 12 milionë. Më shumë se 31,000 forca të sigurisë nga policia, inteligjenca dhe forcat e Hashd al-Shabit dhe 1,600 forca vullnetare morën pjesë në ceremoninë e këtij viti të Arbainit Huseinian për të siguruar shërbime urbane dhe për të inspektuar dhe rregulluar lëvizjen e pelegrinëve. Të gjitha vendkalimet kufitare Iran-Irak gjithashtu janë mbyllur dhe shtetasit iranianë janë ndaluar të udhëtojnë në Irak. Ndërkohë, irakianët lokalë, marshuan në Qerbela nga i gjithë vendi ndërsa respektonin protokollet shëndetësore.

 

Tags