Mbi 24 mijë familje jemenase të shpërngulura në vitin 2020
(last modified Sat, 10 Oct 2020 13:53:57 GMT )
Tetor 10, 2020 15:53 Europe/Tirane
  • Mbi 24 mijë familje jemenase të shpërngulura në vitin 2020

Organizata Ndërkombëtare për Emigracion ka deklaruar se që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani, janë shpërngulur 24 mijë familje jemenase për shkak të konfliktit dhe luftës në Jemen.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Organizata Ndërkombëtare për Emigracion që vepron në kuadër të OKB, ka deklaruar se që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani, mbi 24 mijë familje jemenase janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre për shkak të konfliktit dhe luftës në këtë vend.

Agresioni ushtarak i koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit i cili ka filluar që nga marsi i vitit 2015 dhe që po vazhdon akoma, është bërë shkak për vrasjen dhe plagosjen e një numri të madh të civilëve jemenas si dhe shkatërrimit të gjerë të objekteve të infrastrukturës dhe shtëpive civile në Jemen.

OKB në vitin 2019 ka deklaruar se mbi 3 milionë jemenas janë shpërngulur për shkak të konfliktit dhe luftës në Jemen. Gjithashtu mbi 80% e popullatës së Jemenit ka nevojë për ndihma humanitare për të vazhduar jetën e vet.

 

Tags