Vazhdojnë protesta kundër Netanjahut në territoret e pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100660-vazhdojnë_protesta_kundër_netanjahut_në_territoret_e_pushtuara
Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e protestave kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në territoret e pushtuara palestineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 11, 2020 12:57 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protesta kundër Netanjahut në territoret e pushtuara

Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e protestave kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në territoret e pushtuara palestineze.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pavarësisht kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë Korona, me mijëra njerëz kanë protestuar në territoret e pushtuara palestineze sot (të shtunën) kundër korrupsionit të kryeministrit sionist Beniamin Netanjahut.

Që nga koha e vendosjes së kufizimeve për ndalimin e qarkullimin e njerëzve për shkak të përhapjes së pandemisë Korona, kjo është protesta e katërt e gjerë që organizohet në Tel Aviv dhe në qytete të tjera të territoreve të pushtuara.

Territoret e pushtuara palestineze gjatë muajve të fundit vazhdimisht kanë qenë arenë e protestave të gjera kundër Beniamin Netanjhaut dhe protestuesit kanë protestuar kundër korrupsionit dhe kundër punës së dobët të qeverisë së regjimit sionist në përballje me pandeminë Korona.