Kabineti qeveritar i regjimit sionist konfirmon marrëveshjen me EBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100682-kabineti_qeveritar_i_regjimit_sionist_konfirmon_marrëveshjen_me_eba
Kabineti qeveritar i regjimit sionist ka konfirmuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe në mënyrë që kjo marrëveshje të ratifikohet përfundimit në parlamentin izraelit.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 12, 2020 15:19 Europe/Tirane
  • Kabineti qeveritar i regjimit sionist konfirmon marrëveshjen me EBA

Kabineti qeveritar i regjimit sionist ka konfirmuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe në mënyrë që kjo marrëveshje të ratifikohet përfundimit në parlamentin izraelit.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kabineti qeveritar i regjimit sionist sot duke konfirmuar dokumentin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me qeverinë e EBA, këtë dokument e ka dërguar në parlament për ratifikim.

Parlamenti i regjimit sionist ditën e enjte do të mbajë seancë për ta diskutuar këtë marrëveshjes. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, të enjten e javës së kaluar kishte thënë se të hënën e ardhshme marrëveshje e paqes me EBA do të shtrohet për diskutim në qeveri. Ndërkohë në lidhje me marrëveshjen me Bahrejnin, qeveria e regjimit sionist akoma nuk ka deklaruar kurrfarë programi për miratimin e kësaj marrëveshje në kabinetin qeveritar.

Në anën tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni akoma nuk kanë kurrfarë programi për diskutimin dhe miratimin e kësaj marrëveshje në parlament ose në këshillin e lartë të EBA, gjë që ka ngjallur shumë kritika nga ana e opozitarëve në EBA.