Amerika dhe Izraeli synojnë krijimin e ISIS-2
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100783-amerika_dhe_izraeli_synojnë_krijimin_e_isis_2
Ekzistojnë informacione të besueshme të cilat flasin për përpjekjet e reja të Amerikës, regjimit sionist dhe të disa shteteve të rajonit dhe të disa shteteve evropiane, sidomos Anglisë, për krijimin e një grupi terrorist të ngjashëm me ISIS në verilindje të Sirisë dhe për krijimin e një krize të re në rajonin e Azisë Perëndimore me emër “ISIS-2” ose me ndonjë emër tjetër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2020 11:37 Europe/Tirane
  • Amerika dhe Izraeli synojnë krijimin e ISIS-2

Ekzistojnë informacione të besueshme të cilat flasin për përpjekjet e reja të Amerikës, regjimit sionist dhe të disa shteteve të rajonit dhe të disa shteteve evropiane, sidomos Anglisë, për krijimin e një grupi terrorist të ngjashëm me ISIS në verilindje të Sirisë dhe për krijimin e një krize të re në rajonin e Azisë Perëndimore me emër “ISIS-2” ose me ndonjë emër tjetër.

Me shpartallimin e grupit terrorist ISIS në vjeshtën e vitit 2017 që së pari u deklarua në Irak dhe më pas gjenerali i martirizuar iranian Kasem Solejmani shpalli shpartallimin e grupit terrorist ISIS në Siri në dhjetorin e po atij viti, janë shtuar përpjekjet e CIA-s dhe të Moosad-it izraelit në Siri dhe forcat terroriste amerikane që nga ajo kohë u bënë zëvendësuese të terroristëve të grupit ISIS në verilindje të Sirisë. Që nga fillimi i pranisë së forcave amerikane në verilindje të Sirisë që ishte në territorin e kontrolluar nga kurdët e Sirisë, qëllimet e Amerikës sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin mbështetja ndaj këtij grupi dhe shitja e naftës, gjegjësisht plaçkitja e naftës së Sirisë. Mirëpo qysh në atë kohë ekspertët dhe analistët e çështjeve të rajonit të Azisë Perëndimore besonin se qëllimet e Uashingtonit janë shumë më të mëdha se sa këto çështje dhe me kalimin e kohës kjo çështjeje u vërtetua në mënyrë më të qartë.

Tani disa burime të informuara kanë zbuluar se psikologët amerikan të sigurisë dhe forcat e sigurisë së regjimit sionist kanë disa kohë që kanë marrë nën mbikëqyrje dhe po u japin trajnime ushtarake elementëve dhe familjeve të pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në kampin “Al-Hul” në provincën Hasake në verilindje të Sirisë si dhe kanë krijuar disa kushte të mira për jetesën e tyre dhe përkrah këtyre kushteve, atyre u kanë vendosur në dispozicion edhe literaturë dhe libra me ide takfiriste siç është libri “Miletu Ibrahim” i autorit Al-Mukadesi. Një libër ky që ka ekzistuar edhe në burgun “Buka” dhe është bërë shkak i krijimit të një gjenerate të re të takfiristëve. Ata persona më pas u liruan nga forcat amerikane paralel me forcat izraelite në vitin 2010, formuan trupin komandues të grupit terrorist ISIS që nga viti 2013 deri në shpartallimin e këtij grupi.

Vlen të theksohet se Amerika pas sulmit ushtarak të vitit 2003 kundër Irakut dhe pas pushtimit të këtij vendi, ka ndërtuar burgun “Buka” në periferi të qytetit Umul-Kasr në provincën Basra në jug të Irakut dhe përgjatë 6 viteve, në këtë burg janë mbajtur të burgosur rreth 100 mijë persona terroristë të Al Kaidas dhe ish-ushtarak të regjimit Ba’th të Irakut dhe kulmi i kësaj vale të të burgosurve ishte në vitin 2017. Rezultat i këtij projekti amerikano-sionist ishte shfaqja e grupit terrorist me emrin ISIS në krye me Abu Bekr Al-Baghdadij. Natyrisht se amerikanët në fillim kanë përdorur burgun famëkeq Abul-Ghurajb për burgosjen e pjesëtarëve të Al Kaidas dhe të ish-ushtarakëve të regjimit Ba’th të Irakut, por pas zbulimit të skandaleve të shumta për këtë burg, ata kanë ndërtuar burgun Buka dhe të burgosurit e tyre i kanë transferuar në këtë burg.

Sipas ekspertëve politikë, aktualisht ajo çfarë po ndodh në kampin e ashtuquajtur “Al-Hul” në Siri, është një kopjim identik i ngjarjeve që kanë ndodhur në burgjet e Amerikës në Irak, sidomos në burgun Buka dhe dëshmitë tregojnë se organizatat inteligjente të Amerikës, Izraelit dhe Anglisë tani janë duke riprodhuar një gjeneratë të re të takfiristëve me emër dhe mision të ri dhe kjo gjeneratë do të hyjë në arenën e ekuacioneve dhe zhvillimeve të rajonit me emër tjetër ose me emrin “ISIS-2”. I vetmi dallim që ka programi dhe komploti i ri i Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon është ky që ata kësaj radhe më shumë po përdorin gratë dhe adoleshentët e ISIS në komplotet e tyre.

Kampi Al-Hul që ndodhet në provincën Hasake në veri të Sirisë, mbanë në vete refugjatë dhe familjarë të pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS dhe konsiderohet kampi më i madh i elementëve të ISIS në Irak dhe Siri që aktualisht ndodhet nën kontrollin e forcave demokratike të Sirisë (kurdëve) të varur plotësisht nga Amerika dhe regjimi sionist.

Në luftimet e forcave militante kurde të Sirisë të varura tërësisht për Amerikës për rimarrjen e rajoneve të fundit të pushtuara nga grupi terrorist ISIS në vitin 2017 dhe më parë, me mijëra elementë të grupit terrorist ISIS janë arratisur nga betejat e këtyre luftimeve ndërsa një numër tjetër që është arrestuar, janë transferuar në qendrën e burgimit, mirëpo familjet dhe fëmijët e tyre janë transferuar në kampin Al-Hul. Raport e burimeve informative tregojnë besnikërinë jashtëzakonisht të madhe të një pjese të konsiderueshme të banorëve të këtij kampi ndaj ideologjisë së ISIS dhe pikërisht kjo çështjeje e ka vështirësuar rikthimin e tyre në vendet nga të cilat kanë ardhur, për arsye se idetë ekstremiste e atyre konsiderohet një kërcënim potencial për vendet e veta. Prandaj, ekspertët e çështjeve të rajonit pikërisht për këtë arsye i kanë përshkruar shumë të përshtatshme potencialet ekzistuese në këtë kamp për ringjalljen e ISIS ose krijimin e një grupi të ri terrorist të ngjashëm me ISIS. Sipas statistikave të publikuara në faqen informative irakiane “NAS” duke cituar qendrën e administrimit të këtij kampi, kampi Al-Hul aktualisht ka 17.693 familje dhe në përgjithësi 64.373 persona që mbi 30.000 persona prej tyre janë irakianë. Në këtë raport thuhet se kampi Al-Hul ka 8.209 familje irakiane që përfshinë 30.606 persona, 6.709 familje siriane që përfshinë 27.223 persona që shumica e tyre në të vërtetë janë banorë të rajonit lindor të Eufratit dhe pjesa tjetër e familjeve janë nga shtetet e tjera arabe dhe evropiane e të botës që numërojnë shtetas të 54 shteteve të ndryshme. Aktualisht rreth 12 mijë terrorist burra të ISIS gjithashtu po mbahen në burgun Al-Sina’a që ndodhet në rajonin Ghaviran të provincës Hasake nën kontrollin e forcave të ashtuquajtur demokratike të Sirisë dhe rreth 4000 persona prej tyre janë shtetas të vendeve perëndimore dhe arabe.

Drejtoria e lartpërmendur ka theksuar se deri më tani me garancinë e figurave të dalluara të fiseve arabe të rajonit, 27 grupe që përbëjnë 4.789 persona banorë të provincës Dejrul-Zur dhe Rakka janë larguar nga kampi Al-Hul dhe janë kthyer në qytetet e veta.

Javën e kaluar Riad Darar, kryetar i grupit të ashtuquajtur “Këshilli Demokratik i Sirisë” ka njoftuar se së shpejti do të lirohen me mijëra persona të tjera nga familjet siriane të elementëve të grupit terrorist ISIS nga kampi Al-Hul. Darara në një intervistë me agjencinë e lajmeve AFP, ka thënë se këta elementë të grupit terrorist ISIS do të largohen nga kampi Al-Hul dhe atje do të mbeten vetëm elementë të huaj të ISIS. Çështje kjo që tregon se autoritetet amerikane, angleze dhe regjimit sionist po planifikojnë një komplot të re në kokat e tyre.