BE dënon politikën kolonizuese të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100790-be_dënon_politikën_kolonizuese_të_regjimit_sionist
Ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian dënuan vendimin e Izraelit për avancimin e planeve për ndërtimin e kolonive të reja sioniste në tokat e pushtuara palestineze, duke thënë se ky veprim vë në rrezik zgjidhjen me dy shtete të konfliktit me Palestinën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 16, 2020 20:54 Europe/Tirane
  • BE dënon politikën kolonizuese të regjimit sionist

Ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian dënuan vendimin e Izraelit për avancimin e planeve për ndërtimin e kolonive të reja sioniste në tokat e pushtuara palestineze, duke thënë se ky veprim vë në rrezik zgjidhjen me dy shtete të konfliktit me Palestinën.

Fuqitë evropiane e quajtën aprovimin për 3000 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor, një lëvizje “anti-produktive” që minon përpjekjet e paqes në rajon. “Zgjerimi i kolonive të reja nga Izraeli shkel ligjin ndërkombëtar dhe rrezikon më tej arritjen e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit Izrael-Palestinë”, thuhej mes të tjerash në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Spanjës. Sipas ligjit ndërkombëtar kolonitë janë ilegale. Autoritetet palestineze dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, i konsiderojnë ato pengesë të zgjidhjes së konfliktit më të rëndë në Lindjen e Mesme.