Gjykatat e regjimit sionist dënojnë me burg të përjetshëm 544 palestinezë
Përgjegjësi për çështje të të burgosurve palestinezë ditën e premte ka deklaruar se gjykatat e regjimit sionist ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për 544 të burgosur palestinezë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdunaser Farvane ka thënë: “Në bazë të statistikave më të fundit nga drejtoria e burgjeve të regjimit sionist, për 2650 palestinezë janë shqiptuar dënime të ndryshme dhe 544 palestinezë janë dënuar me burg të përjetshëm. Në mesin e të burgosurve palestinezë për të cilët është shqiptuar dënimi me burg, janë edhe 59 fëmijë që 55 prej tyre janë të moshës 16-18 vjeç ndërsa 4 prej tyre janë të moshës 14-16 vjeçare”.
Abdunaser Farvane ka theksuar: “Gjykatat e regjimit pushtues sionist nuk posedojnë kurrfarë standarde të drejtësisë dhe gjykimit të drejtë dhe kurrë nuk kanë zbatuar drejtësinë. Ato janë pjesë e strukturave të regjimi sionist që kanë qëllim ushtrimin e dhunës, padrejtësisë së regjimit sionist me qëllim shkatërrimin e jetës dhe të ardhmes së popullit të Palestinës. Prandaj, të gjitha vendimet e këtyre gjykatave janë të padrejta dhe të paligjshme”.